Suprizon Nissan, fut ne prodhim 710hp Italdesign GT-R50

Share with:


Suprizon Nissan, fut ne prodhim 710hp Italdesign GT-R50

Edhe në këto kohë të vështira të krizave ekonomike dhe sociale, ka supriza. Shumica e prodhuesve të makinave u tërhoqën disi duke u trembur nga situata, sic bëri dhe Nissan. Por një lajm i mirë erdhi nga kompania japoneze. Kundër të gjitha keqkuptimeve, Nissan GT-R50, që arrinte një çmim të thekur prej 1,1 milion dollarësh është zyrtarisht në prodhim.
Duhet përmendur, vetëm 50 makina janë duke u prodhuar duke qënë se ekzistenca e tij ka për qëllim të festojë 50-vjetorin e të dyve GT-R në 2019 dhe Italdesign në 2018.
GTR- R50 debutoi për herë të parë para dy vjetësh dhe bëri namin dhe xhiron e botës. Por tani sapo u bë realitet, edhe pse ka humbur disa nga detajet e luksit që kishte, si ngjyrat e argjendë dhe ajo gold, por kujt i duhen ato gjithsesi.
Testuar në pistën Tazio Nuvolari në Itali, GT-R 50 nuk ka vetëm një sharm të bukur italian por është dhe më sportive sesa nje GTR Nismo. Ose sic i thonë nuk është thjesht një Nismo me një fustan italian. Motori është i ndërtuat me dorë, i njëjtë me atë të një Nismo-je, por i modifikuar duke arritur 700hp, ndryshe nga ai me 600 i nje Nismo.
“Pasi u desh të hiqnim dorë nga premiera botërore në Gjenevën Motor Shoë dhe, pas ndalimit të pjesshëm të aktiviteteve tona prodhuese për shkak të COVID-19, në fillim të majit jemi rikthyer 100% operativ dhe mund të konfirmojmë shpërndarjen e makinave të para midis fundit të këtij viti dhe fillimi i vitit 2021, siç ishte planifikuar.” tha në një deklaratë shefi i Italdesign Jörg Astalosch.
Italdesign thotë se një grup i mirë i klientëve kanë bërë depozitat e tyre dhe janë në proces të personalizimit të GT-R50, por një “numër” i vendeve mbahet për të gjithë ata që duan të hedhin 1 milion $ për një makinë që i ka merituar ato.
Mirë okay, jemi shumë të kënaqur me R50, po me R36 ca do bëhet?

Share with:


protire