Share with:


Të futura gjërë në prodhim e përdorim, makinat elektrike, duket sikur janë teknologji shume e re. Por gabohemi nëse mendojmë në një menyrë të tillë.

I tillë është edhe problemi i emetimit të gazrave të dëmshëm nga makinat, problem i cili ka nisur që në vitet 1960.
Dhe kështu lindi nevoja për një automjet ku të përdoren burimet alternative të energjisë për t’a bërë atë të levizë.

Ishte viti 1972, dhe në Munich mbaheshin lojrat olimipike. Ishte rasi më perfekt dhe unik per kompaninë vendase që të tregonte “muskujt”. Kështu, lindi BMW 1602e.
Ajo përdorte bateri të zakonshme makina, të lidhura bashkë me njëra-tjetrën duke krijuar një bateri të madhe. Makina vihej në levizje nga një motorr elektrik i prodhur nga Bosch. Vetem 2 makina të tilla u prodhuan dhe ishin thuajse të panjohura për publikun e gjerë.
Ajo u përdor si makinë eskortë për garat e ndryshme të vrapimit si ecja sportive ose maratona. A ishte ky një problem për atletet? Absolutisht qe jo! Fakti qe ajo ishte 100% elektrike i çoi në 0 emetimet e gazrave dhe kështu atletët nuk kishin probleme me frymëmarrjen.
Ky ishte fillimi i rrugëtimit të gjatë të BMW drejt makinave elektrike.
Por fatkeqsisht, ky model nuk të dërgohet në prodhim. Arsyeja kryesore ishte shume e thjeshte: jetëgjatësia. Bateritë në ato vite përdornin teknologji të cilat ishin shumë pak efiçente dhe jeta totale e baterive të modelin ne fjalë, ishte vetem 60 kilometra. Gjë, që e bënte atë tërësisht të padobishme për funksionin që ajo do të kryente.

 

1972-bmw-1602e-103-876x5351972-bmw-1602e_100504985_l

Share with:


protire