Share with:


Blendi Gonxhe sqaron qytetarët për kontrollin teknik të mjetit: Çdo certifikatë e skaduar favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,Blendi Gonxhe, ka sqaruar qytetarët në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve. Në datë 31 Maj do të rihapet kolaudimi dhe shtoi se cdo certifikatë e skaduar , favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj.
Ai shtoi se do kryhen disa azhornime në lidhje me paisjet kompjuterike. Do bëhet shtesë shërbimi në Durres dhe Tirane per shkak te fluksit. Duke marrë parasysh situatën kritike të pandemisë ku preket sektori I transporit dhe turizmit, ata kanë nisur punën për të pasur një shërbim optimal deri në fund të verës. Ky sherbim do të filloj me transportin e mallrave e më pas me kategoritë e tjera sic jane paraqitur dhe në faqen web të DPSHTRR.
Cdo certifikatë e skaduar do të favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj edhe nëse ai/ajo ka marrë vulë për 1 muaj.
Përvec ksaj ai shtoi se “Personi që ka blerë një automjet të ri do të njoftohet sipas udhëzimeve që do dalin. Ai do të rezervojë online. Deri në ditën që do ketë rezervimin, ai mund të lëvizë, e ne do jemi në kontakt me Policinë e Shtetit, për lëvizjet. Për automjetet, çdo gjë është e lidhur me shtetin tonë. Ne duam ta fillojmë nga vetë shteti, të licensuarit, nga të vetë policisë ta themi, të organeve publike, që kanë flota të mëdha, sepse problemet më të mëdha janë në këto kategori e ne duam të japim vetë të parët shembullin. Kontrollet do të jenë më të shumta. Ne na rezulton se shumica e aksidenteve vjen nga manovrat, papërgjegjësitë deri diku të vullnetshme e kryesisht moshat e mëdha, në përgjithësi njerëz që kanë pakujdesi në rrugë. Ky është një moment tranzitor, që duhet të ketë të bëjë me kulturën tonë automobilistike. Ju bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë, edhe naftën e keqe. Një disiplinë më e madhe shton të ardhurat tona

Share with:


protire