Share with:


Në mesin e makinave hibride dhe me turbo që bëjnë zhumra qesharake, një kthim i vogël pak në të kaluarën, e përzierë me të ardhmen, krijon një dozë të mjaftueshme entuziazmi.

Aston Martin, përsëri godet industrinë me grushta të fortë. Vulcan, është me të vërtetë një vullkan! Vulcan lëshon tinguj që vijnë nga e shkuara e artë e automobilizmin dhe motorrave atmosferik, kurse teksa i hedh sytë, sytë të pushtohen nga forma që vijnë nga e ardhmja. Marek Reichman, dizenjuesi i kësaj mrekullie meriton respekt maksimal për krijimin e një balance të tillë. Si mund të jetë një makinë futuristike, me të vërtetë, kaq e bukur?
E nga ana tjetër, nën kofano, ndodhet një motorr i cili sa vjen po zhduket. V12 7.0 liter, e aftë të prodhojë 800 kuaj fuqi.
Është e egër, me zë kumbues, dhe linja sensuale…e pa rezistueshme!

Share with:


protire