Varianti i hiper-makinave të markës britanike është tmerrësisht i shpejtë dhe aq elegant sa mund të kalosh një kohe të gjate duke mos ja ndarë sytë.
Në mitologjinë Skandinave , Valkyrie është një qenie hyjnore e cila zbret në toke për të udhehequr luftëtaret e rënë në lufte drejt Valhalla, parajses. Aston Martin po e kanalizon ketë lloj vibe hyjnor tek makina e pistës Valkyrie AMR Pro, e cila po tund themelet e fizikes duke ruajtur një force të larte fërkuese edhe pse ka një peshe shume të lehte, fale aerodinamikes dhe teknologjise inovative.
The Gaydon, një prodhues makinash Britanik, pershtati sistemin hibrid elektrik të baterisë në favor të një motorri V12 6.5 litersh Cosworth-built që ben plot 11,000 rrotullime në minutë. Plani i minimizimit të peshës përfshin dhe përdorimin e një sasie të konsiderueshme fibrash karboni tek karroceria dhe amortizatorët, xhama akrilik rezidentë dhe transparent te cilët nuk rendojnë kaq shumë sa xhamat prej qelqi.
Aston Martin deklaroi se Valkyrie AMR Pro pretendohet të nxjerre deri në 1000 bhp dhe është në gjendje të përfundojë një xhiro të plotë në kompeticionin 24-orësh Le Mans në tre minuta e 20 sekonda. Është goxha shpejt po të marrësh parasysh se Kamui Kobayashi (me Toyota TS050 Hybrid) mban rekordin që prej 2017 me një mesatare 3:14.791.
Historia e kësaj super makine filloi vite më parë, kur Aston Martin me Adrian Newey, Red Bull Advanced Technologies dhe Multimatic,u bashkuan për të krijuar makinën e garës Valkyrie, dhe kishin si qëllim që të fitonte në 24H Le Mans në kategorinë e makinave hypercar. Për të krijuar ketë koncept të Valkyrie AMR Pro ,Aston Martin hoqi të gjitha kufizimet dhe rregullat që ka një makinë gare on-road. Versioni AMR Pro ka dyfishin e forcës së fërkimit se binjaku on-road dhe forcë shtytëse mbi 3G.
Disa njerëzve mund tju vishen sytë nga kjo lloj shpejtësie, kështu qe vozisni me kujdes!
Nëse keni 3 milion dollarë për të blerë një makinë si kjo, Aston Martin do ju dhuroje dhe një përvoje në një nga pistat ndërkombëtare të FIA, të drejtuar nga instruktoretme te mire, në mënyre që të mësoni ta ngisni kete hyjni makinash. Do të keni dhe një paketë të plote me vaktet, uniformen e garës dhe suport nga e gjithë skuadra.
Valkyrie AMR Pro do të dal ne treg në fund të këtij viti me një prodhim prej 40 makinash dhe 2 prototipa.