VW Golf 8 R ka ndjekur Ford Focus RS dhe më pas Mercedes Benz A45 AMG duke marrë tashmë një drift mode. Siç duket, edhe hothatch modern e kanë kriter që të kenë në sistemin e tyre një modalitet drifti. Ford Focus RS ishte i pari që e përshati në një hot hatch dhe disa vite më pas të njëjtën gjë bëri dhe A45 AMG. Tashmë edhe Golf 8 që i vuri emrin “drift profile”. Emri mund të jetë i ndryshëm por kryejnë të njëjtin funksion. Kur aktivizohet, sistemi i ESP dhe shperndarësi i torque i awd veprojnë në një mënyrë të caktuar që Golf 8 R ta ketë të lehtë të bëjë drift.
Drift profile bëhet i mundur falë sistemit të r inga VW, i përdorur dhe tek Arteon R, që quhet R Performance Torque Vectoring. Ky lloj sistemi mund ta dërgojë gjithë fuqinë në një gomë të vetme duke eleminuar kështu totalisht understeerin sipas VW. Kombinuar kjo me kamion automatike me 7 marsha DSG nga VW, e kthejnë çdo makinë performance R në një kryevepër.
Edhe pse kishte fjalë që VW i ri R do të fuqizohej nga një motor nga Audi me 5 cilindra, ajo mbeti me 4 cilindërshin e saj me turbo duke ofruar kështu 315 kuaj dhe 420NM. Ky motor bën të mundur që VW Golf 8 R të shkojë nga 0-100km/h për 4.7 sekonda dhe një top speed të limituar prej 250km/h. Me paketat R- Performancën kjo shkon deri në 270km/h.
Për sa i përket pamjet të jashtme, Golf R është 20mm më i ulët se ai standarti, teksa i shtohen një parakolp i ri, llaska anësore të zgjeruara, një difuzer në pjesën e pasme, dhe një bisht më i madh krahasuar me R e mëparshmë. Pjesët e shtuara të aerodinamikës, sistemi i ria ëd dhe shtimi i fuqisë e bëjnë Golfin e ri 17 sekonda më të shpejtë se Mk7 R në Nurburgring.