Aplikimi I printerit 3D ne pistonat e Porsche

Share with:


Sic mund ta keni lexuar nga artikujt e mëparshëm printimi 3D është futur fuqishëm në industrinë e makinave dhe sidomos atë të motorsport. Nje nga kompanitë e automobilizmit që ka aplikuar këtë teknologji është dhe PORSCHE me pistonat e saj tek modeli 911 GT2 RS e cila ka nje motorr 3.8 litra inline 6 e cila prodhon plot 700hp dhe 750NM.
Por pse Porsche vendosi të ndryshoj design dhe tekniken e prodhimit të pistonit kur teknologjia dhe aplikimi I saj është më shumë se 300 vjecar ,cfarë ndryshimi ka pistoni I makinës tuaj më atë të GT2 RS?
Për të kuptuar pse këta piston ë rinje janë kaq inovator duhet të kuptojmë së cfar ndodh me pistonin e makines tuaj dhe si prodhohen ata.

Pistoni është elementi kryesor I motorrit I cili konverton forcën shtytëse që ka lënda djegëse në forcë mekanike rrotulluese.Një piston do ketë miliarda levizje gjatë jetëgjatesisë te tij.
Pra sa e fuqishme është kjo force që clirohet nga motorri me djegjë te brëndeshme?
Në motorret me benzinë në 6000RPM dhe më shumë është I ekspozuar ndaj 10 tone forcë cdo 0.02sekonda. Pjesa më e madhe e energjisë se cliruar është djegje dhë udhëton me 27 metër/sek. Përvec ksaj ata krijojnë fërkim dhe nxehtesi e cila shkon në 310 gradë celcius dhe për këtë arsye ai duhet të prodhet nga metale shumë rezistent ndaj nxehtesisë, që do të thotë një cilësi ultra të pastër të aluminit.
A është pistoni I Porsches GT2 RS nga nje material jashtë-tokësor apo mbase me qeramikë?
Nasa aktualisht ka gjetur mënyrën për prodhimin e një piston më qeramikë por cdo piston kishte koston më shumë se 4000$, shifer që për në entuziastët e makinave është shumë e madhe.
Deri tani janë dy mënyra se si mund ti prodhojmë pistonat dhe ato janë duke derdhur në kallëp materialin dhe duke e temperuar materialin.
Por teknika e printimit 3D nga Porsche konsiston me metal të pluhurosur dhe lazera e cila quhet metal laser fusion dhe lloji I pluhurit të aluminit që perdor Porsche quhet M174+ dhe me këtë Porsche arrin qe brenda 12 oresh, 12000 shtresa shtrohen njëra mbi tjetrën dhe secila është 1/10 e milimetrit. Dhe për të arritur që cdo grimcë pluhuri të krijojnë një shtresë duhet që pluhuri duhet të jetë shumë I pastër ,të perzihet në menyrë perfekte dhe të prodhohet në kushte të izoluara laboratorike për të arritur cilesinë maksimale. Ajo kontrollohet nga sisteme optike nanometrike nga nje kompani tjetër e njohur për lentet e tyre, quhet ZEISS dhe cdo piston skanohet me një mikroskop electron dhe CT SCAN për të pare nëse njeri prej tyre ka pasur difekte gjatë prodhimit si jashtë dhe Brenda. Prodhimi I këtyre pistonave kërkon inspektim deri në detaje, jo sepse cdo kompani që ka mbledhur Porsche për të prodhuar këtë piston është gjermane por sepse këto pistona do I nënshtrohen presioneve mbi 2000PSI dhe akselerime nga 0-100 në më pak se 3.4 milisekonda.

Nëqoftëse pistonat e tjerë I nënshtrohen të njejtat kushte pse duhej shpikur kjo lloj teknike?
Design I pistonit për GT2 RS është cfarë e bën të vecant, pasi ajo krijohet me një teknike që quhet Topological optimization dhe më këtë teknikë, inxhinjeri arrin të krijojë dhe shohë skematikisht në 3D dhe mund të simolojë kushtet që përjeton nje piston pa e prodhuar akoma dhe nqse design ka nje error vet kompjuteri arrin ta korigjojë design e pistonit duket e perfeksionuar atë dhe duke hequr materialin që nuk duhet nga pistoni . Me pak fjale bionic architecture.
OK OK shumë shkencë por cili është rezultati ?
Topological Design arrin në heqjen e peshes me -10% qe ndikon shumë në forcat rrotulluse të tij.
Temperatura e pistonit gjithashtu është 20 grade më ulët së sa ajo e pistonit normal.
E përkthyer në test këto fjalë, Porsche mori motorrin e GT2 RS dhe e testuan për 200 orë pa pushim , e testuan në kushtet e garës 24 orëshe ku perfshihet ndalimi për furnizim karburanti dhe me RPM në maksimum, 7200RPM për të qën më të saktë. Më pas e testuan motorrin duke pasur akselerimin maksimal dhe e kunderta , testuan motorrin përsëri pa pushim për 150 ore. Dhe pas gjithë këtyre testimeve ata I cuan tek ZEISS për të egzaminuar dhe si perfundim sikur të ishin të rrinj pa as edhe një problem apo gërvishtje nanometrike.
Për një makine më super performance si GT2 RS si perkthehet -10 peshë dhe -20 gradë celcius?
Le të themi se me më pak peshë, RPM maksimal mund të rritet me 300RPM ose shkurt, bukur, paster, 30 peak HP.
Sipas inxhinjerve të cmendur të Porsche , pas këtij suksesi dhe testi po mendojnë që më të njejtën teknike të prodhojnë dhe elemente të motorrit për modelet e ardhshëm të Porsche.

Share with:


protire