Rreth mesit te viteve 30 Alfa Romeo mendoi që të krijonte një makinë gare e cila do të quhej Tipo 158. Por për shkak të fillimit të luftës së dytë botrore, Alfes ju desh ta mbante sekret për vite me rradhë deri në momentin që mbaroi lufta.
Në modelin e parë ose konceptin kishte nje motorr 1.5litra me kompresor por kishte vetëm 195hp.
Pas mbarimit të luftës tipo 158 pati një rindërtim të motorrit duke e perforcuar dhe duke e bërë më të fuqishëm dhe ndryshuar emrin e saj me 159/Alfetta.
Në fillim te vitit 1950 kur filloi kampionati I F1, Alba Romeo u prezantua me Tipo 159/Alfetta. E bazuar në një shasi shumë të lehtë dhe një motor të fuqishëm,alfetta arriti të ishte nga makinat më të suksesshme në kampionat, madje dhe më mirë se sa vetë bisha e krijuar nga Enzo Ferrari, 125 F1.
Motorri është po I njëjti 1.5 litra më kompresor por I përforcuar duke prodhuar plotë 425hp dhe xhiro maximale prej 10.500RPM!!!
E gjithe fuqia shkonte në aksin e pasëm nga një transmission me 4 marshme manuale dhe shpejtesi maksimale 305km/h .
Në garat e F1 në 1950 11 nga 11 garat u fituan nga Alfa ku e drejtonte Nino Farina I cili u be kampjoni I parë bote në F1. Gjithashtu dhe në 1951 Alfa fitoi kampjonatin por kësaj rradhe me garuesin argjentinas Juan Manuel Fangio.
Tani Alfa e vogel 195 mbahet nga vetë FCA si pjesë e koleksiontit të trashegimisë F1. Por në qoftë se doni ta shikoni, aktualisht ndodhet në muzeun historik të Alfa Romeo në Arese/Milano.