Share with:


Edhe pse Carrera GT është e bazuar në teknologji F1 ajo nuk mundi të shkoj kurr në pistë edhe pse një pronar I cmendur e konvertoi vetë në një përbindësh piste dhe u quajt Carrera GT-R.

Ky Porsche e filloi jetën si një nga 1270 Carrera GT që u prodhua në gjithë botën dhe një nga 9 që u dërgua në Belgjike. Gati të gjithë pronarët e rinj të Carrera GT ishin të kënaqur me performancën,komoditetin,teknologjin që kishte ajo si makinë. Sidomos për motorrin I cili u morr nga një makinë F1 e vitit 1992 Arrows Footwork. Por gjithmon do jetë dikush në drejtim të kundërt me rrymën.

Në Janar të 2004 filloi dërgesat e para të Carrera GT dhe të gjithë ishin të mahnitur me performancën e saj të jashtezakonshme e shumë gazetar, pilot, televizione e testuan atë si makinë.
Fuqi e saj vinte nga një motor F1 V10 në qëndër të shasis me 612hp dhe peshonte 1380kg, frena me qeramikë që normalisht punon vetem kur ato ishin në gjëndje të mirë dhe nxehta e sigurisht me një kamjo manual.

Endrra e cdo petrolhead vërtet!!!
Sic tham nga 1270 pronarët njëri prej tyre ishte kundra rrymës kshu që në momentin që ai mori makinën e dërgoi tek GPR për ta konvertuar në makinë garash dhe I kushtoi plot 220.000 Euro.
Cdo opsion luksoz që mund të kishte për kohën u hoqën nga makina si telefoni me internet sediljet lëkure, sedilja e pasagjerit,sistemi audio i BOSE. E për ta konvertuar si fillim, ECU nga MOTEC, amortizimi one of one vetëm për këtë projekt, frenat AP Racing, leva e marshit, timoni, Filtra ajri sportiv, freksion me performancë të lart. Më pas duke e siguruar kabinin me një kafaz hekuri, disqet të prodhuara vetëm për këtë nga BBS 18 inch ngjyrë gold e me material magnesium, për shkak se disqet e makinës në fakt ishin dizenjuar vetëm për rrugë normale jo për pistë, sistem kundra zjarrit automatik gjithashtu ishte vendosur rreth motorrit në rast se do kishte rrezik zjarri.

Pas gjith entuziazmit të madh për të pasur Carrera GT-R në pistë e të garojë apo dhe të bëj xhiro në pistë pasi ishte shumë herë më e shpejt se cdo kategori. Pronari e mbajti si koleksion deri në 2015 ku kishte vetëm 2000 kilometra e tashmë mbahet nga Mechatronik në Gjermani.
Në fillim ajo kishte ngjyrën GT silver edhe pas konvertimit në GTR, por Mechatronik vendosi ti bëj një wrap tamam si një makinë gare.
Eshtë dicka e trishtë që një super makine e këtij niveli nuk mundi kurr të paktën të ishte në pistë pasi përvec V10 që ka, është e paisur me një marmitë costume made Straight-through race pipe.

Aktualisht Carrera GT ka nje nga zhurmat më të bukura në botë po ti shtojmë dhe atë marmitë me shumë siguri do përjetojmë atak kardiak…
Në qoftë se një prej jush dëshiron ta blej ktë GTR dhe doni të keni patjetër një makinë piste, Mechatronik e shet për 849.000 Euro. Por me shumë siguri nuk do e ngisnit kurrë pasi nuk do lejohej në asnjë pistë në rruzullin toksor. Edhe nëse do e gjenit një pistë të tillë, Porsche nuk do ju lejonte.

Share with:


protire