Kur flasim për makina të vecanta ose super makina dhe kërkojmë të ketë një ngjyrë shumë të vecantë për exterior, disa prodhues kane një departament të posatshëm për këto kërkesa.
Sic mund ta kemi degjuar nga Bmw/Individual, Audi/exclusive, Mclaren/MSO etc etc.
Në këtë rast do flasim për Bugatti Divo dhe pse është dashur plote 2 vite për ta përfunduar.
Të gjithë e dimë që Bugatti ka krijuar historikisht makina shumë të vecanta, qoftë për nga design dhe motorri por dhe konfigurimet më të cmenduar ku mund të përdoren materialet më të shtrenjta si kashmir apo dhe flori si detaje.
Por përse ky DIVO u desh plotë 2 vite për tu krjuar dhe gjathshtu një dhimbje koke e madhe për drejtuesit e Bugatti sa që gati hoqë dorë.
Një koleksionues I cmendur makinash në USA I kërkoi Bugatti për të krijuar një Divo si asnjë tjeter duke qën shumë strik më kërkesën e tij për krijimin e këtij Divo.
Gjithashtu mos humbisni: NJE SSC TUATARA TEKSA I LË TARGAT NJË BUGATTI VEYRON DHE MË PAS LËSHOHET NË 390KM/H
Kërkesa ishte që boja të kishte një motiv gjeometrik në formë rombi dhe dy ngjyrshe ku të kishin kontrast me njera tjetrën për të diferencuar cdo Divo që do shkeli në rrugë edhe pse në gjithë botën do të krijohen 39 modele.
Kjo kërkesë ishte shumë e vështirë për grupin e departamentit të bojërave pasi ju desh plot 2 vite për tu krijuar.
Pjesa më e vështirë ishte vendosja dhe aplikimi I motivit në format dhe kthesat komplekse që ka makina. Design dixhital I krijuar në CAD nuk perputhej ne aplikimin.
Për shkak të kompleksitet të formave dhe motivit të përkthesh një grafike 2D në një formë 3D është e vështirë duke dështuar disa here, pasi cdo kulm rombi mund të lëvizte me disa gradë.
Jorg Grumer, dezanjeri kryesor të Bugatti për ngjyrat dhe copave shtoi :
Fatmirsisht punonjësit e Bugatti nuk hoqën dorë por pas aplikimt të rombeve në pjesët ku mund të kishte gabime filluan të modifikonon një nga një 1600 rombe dhe duhet te kuptojmë se në nivelin e Bugatti dicka gabim conte në dështimin e design. Pas gjithë këtij kompleksiteti të motivit doli se ishin dashur plotë 6 metra film adeziv vetem për të krijuar cdo romb.
Përpara së të aplikohej në makinën e klientit janë përdoru dy makina test për të provuar se mund të arrihej rezultati qe duhej me motivin por dhe me konfigurimin dy ngjyresh të makinës. Më pas u aplikua në makinën e klientit dhe u morën me ditë të tëra për të parë nëse kishte një difekt.
E di mbase është e tepruar por është Bugatti dhe po flasim për një vepër arti tashmë dhe jo një makinë, gjithashtu dhe një vepër arti që mendohet të ketë kaluar 7milion$ pasi 4.5milion$ fillon një Divo por në këtë rast duhet të mendojmë se është harxhuar plot 2 vite vetëm në departamentin e ngjyrave për të arritur perfeksionin e duhur.