Porsche njihet si një nga kompanitë që i dëgjon më së shumti entuziastët e tij. Kështu ka ndodhur dhe me 911 GT3 RS e 2021 i cili ka goxha përmirësime nga 992 standart. Sipas disa burimeve dhe disa renderave pritet që GT3 i ri të duket më i pastër se kurrë. Me forma të theksuara aerodinamike dhe me një bisht të montuar në majë, që në pamje të parë duket e pazakontë por sipas Porsche ai do të sigurojë aerodinamikë të përmirësuar.
Lajme të mira ka nga divizioni i fuqisë së tij, teksa do të vijë me një motor 4.0L Flat Six të përmirësuar nga gjenerata e kaluar i cili sipas llafeve do ja kalojë dhe motorit të 991 Speedster me farfalla individuale për sa i përket performancës. Shifra si më shumë se 500 kuaj dhe një limit prej 9000rpm priten nga ky motor. Qershia mbi tortë është kamio manuale me 6 marsha, e cila zëvendëson kamion manuale me 7 marsha nga 992 standart ose atë PDK me dopio freksion automatike. Duket që Porsche i ka kushtuar vëmendje të veçantë fansave, pasi ka vendosur një opsion për të çaktivizuar përshtatësin automatike të xhirove (rev match).
Shasia ka marrë upgrade të vogla por të domosdoshme për një makinë garash si GT3 RS, si psh suspensioni me shumë lidhje për herë të parë në një 911, duke shmangur të gjitha kontrollet elektronike duke shmangur kështu shtimin e peshës. Një version automatik i GT3 RS sigurisht pritet të dalë, dhe kohët e tyre rreth pistës do të publikohen menjëherë, përfshirë këtu manualin dhe automatikun. E rëndësishme është që tashmë e dimë që Porsche nuk do të heqë dorë nga makinat e tij sportive, siç kanë bërë shumë e shumë prodhues të tjerë makinash.