Në shkollë na thonin gjithmonë që nuk ka pyetje të gabuara. Dhe mund të themi që e gjithë filozofia i internetit është ndërtuar mbi këtë parim. Si shembull pyetja: çfarë ndodh me ajrin brenda një gome makine kur ajo është duke ecur?
Përgjigjen e kësaj pyetje e di shumë mirë youtuberi i famshëm Warped Perception, dhe i përgjigjet duket vendosur një kamera GoPro brenda një gome të një Mercedes Benz nga një perspektivë që kur nuk do e imagjinonim.
I gjithë kanali i youtube të Warped Perception është i ngritur nëpërmjet videove me cilësi të gjërave që nuk mund ti shohim në gjendje normale. Kjo video ishte një ide brilante.
Video shpjegon dhe procesin e instalimit të GoPro-s brenda gomës dhe teksa vihet në lëvizje shihet ajri që presohet brenda gomës në rreth 35 psi. Teksa kalon pengesa dhe bordura goma përthyhet për tju përshtatur rrugës. Imagjinoni teksa bëhet një burnout. Duhet bërë.