Share with:


Fiat Dino, afërsia më e madhe me Ferrarin klasik dhe historia e tij.

Nëqoftëse se keni problem të humbisni stemën e kalit, atëherë po ju japim një opsion të një Ferrari të përballueshëm.
Sigurisht cdo gjë që mban logon e Ferrarit ka cmim marramëndës, kjo për shkak të historisë, garave, makinave eksklusive së prodhuesit italian të makinave. Po dicka e përafërt si Fiat Dino i 1968 është dicka. Historia e tij është goxha interesante.

Mbrapa në kohë, në 1967 kur rregullat e Formula 2 thonin që për të hyrë në garë, prodhuesit duhet të paktën të prodhonin 500 makina të ligjshme për në rrugë me të njëjtin motor. Dhe Ferrari duke parë që Ferrari Dino nuk i plotësonte kushtet, thirri një shokun e tij të vjetër për të prodhuar 500 makina të ngjashmë. Dhe kshu lindi Fiat Dino me të njëjtin emër. Me një cmim prej 36,000$ mund të kishe një Ferrari jo dhe aq Ferrari por me zemrën e tij. Me një motor 2.0L dhe 2.4L V6 që ofronte 160kuaj.

Por e bukura e Fiat Dino nuk mbaronte ktu, teksa versioni kabrio do të disenjohej nga Pininfarina dhe ai coupe nga Bertone , dy nga disenjuesit më të njohur italian. Me kambio manuale me 5 marsha, fuqi në rrotat e pasme padyshim që do të ishte i shpejtë dhe të ofronte kënaqësi në ngarje. Ishte Ferrari më i mirë që mund të merrje për atë cmim, madje dhe në kohët e sotme.

Share with:


protire