Share with:


Ashtu siç ju lajmëruan dje, në Tiranë do patrullojnë 11 mjete të fjalës së fundit “Volkswagen Hybrid 7” me motor elektrik!!!!
Bëhet fjalë për hedhjen në qarkullim të disa automjeteve elektrike, duke zëvendësuar ato me karburant, të cilat do të përdoren nga punonjësit e policisë. Burime pranë Ministrisë së Brendshme thanë se do të zbatohet një projekt pilot prej 11 automjetesh të cilat do t’i vihen në dispozicion Policisë Rrugore. Mjetet janë të markës “Volkswagen Hybrid 7” dhe pritet që të prezantohen së shpejti .

14444666_755661697905862_4909541974053914089_o

Shqipëria bëhet vendi i parë në rajonin e Ballkanit dhe i 10-ti në Europë, që fut në përdorim automjetet elektrike. Këto mjete janë trend në rritje për vendet e zhvilluara ekonomikisht, pasi makina të tilla janë më të shtrenjta se ato me karburant.
Makinat elektrike janë ekologjike, pasi lënda e parë e tyre është rryma elektrike dhe funksionimi bëhet përmes karikimit. Pjesa kryesore e këtyre makinave, në vend të sarbatorit, është bateria. Ndërsa kombinimi i baterisë me motorrin elektrik, krijojnë atë që quhet truri i makinës.

14446212_755661671239198_2341964991653966960_n

Burimi lajmit: Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës.

Share with:


protire