Ky simulim i motorit 20’000 RPM me një cilindër tingëllon çuditshëm.

Share with:


Motori absurd është krijuar në formë dixhitale me ndihmën e një simulatori dhe rezultati është goxha i çuditshëm.

YouTuberi Beef Vellington është rikthyer me një tjetër simulim të pazakontë të motorit. Nëse mendonit se simulimi i motorit inline-11 ishte absurd, prisni derisa të dëgjoni tingullin e një motori me një cilindër 20,000 rpm. Siç do të prisnit nga një 1-cilindërsh 0.3 litra të detyruar të rrotullohet me një shpejtësi kaq të madhe, rezultati është mjaft i çuditshëm, por krejtësisht i mrekullueshëm.

Sipas krijuesit, projekti filloi si një motor i Formula 1, megjithëse është zvogëluar në vetëm një cilindër. Njësia e fuqisë përfundoi duke prodhuar aq pak fuqi saqë duhej të programohej një motor fillestar për ta ndihmuar atë të ngrinte shpejtësinë dhe të ndryshonte marshin.

Do të duhej një inxhinieri serioze për ta bërë realitet këtë mikro-motor, por gjithçka është e mundur. Në fund të fundit, Cosworth ndërtoi motorin e vet me një-pistonësh 20,000 rpm, në mënyrë që të zhvillonte një motor Formula 1. Kush e di, ndoshta një motor me një cilindër mund të shndërrohet në një makinë prej vërteti më shpejt nga sa mendojmë.

Share with:


protire