Share with:


Kamerat spiune kanë arritur të fotografojnë pamje nga ajo çka duket të jetë prototip i ri nga BMW. Pas lajmeve dhe deputimit të BMW iX, duket se firma gjermane ka përparuar me planet për një makinë hibride të re.

E fuqizuar nga një motorr 4.4 litër, V8, twin turbo, i bashkë kombinuar me një motorr elektrik, për të përftuar në total 740 kuaj fuqi, hibridi XM do të jetë i pari nga BMW M që do të kombinojë motorrin elektrik dhe me djegie të brendshme në një punim simultan.

Me orientimin e botës së makinave drejt zgjidhjes ekonomike dhe elektrike, rrugët të çojnë në elektrifikimin e prodhimeve ekzistente, duke i sjellë ato në kohën moderne si nga aspekti fizik dhe teknik. Një model tjetër i mirënjohur nga BMW do ti bashkohet grupit të makinave elektrike hibride.

Fotot spiune nga fotografët automotivë tregojnë një makinë test hibride nga BMW, bëhet fjalë për M5. Ku dallon qartë një bazë karikimi në krahun e përparmë nga ana e shoferit.

Si fillim, fjalët për hibridin PHEV (plug-in hybrid electric vehicle, makinë hibride me bazë karikimi) M5 të bmw qarkulluan nëpër revista automotive në gushtin e vitit 2020, ku sugjerohej që M5 PHEV të ofrohej dhe në variant plotësisht elektrik. Krahë të përparmë të zgjeruar, disqe frenash masiv dhe nofulla frenash të fiksuara përpara.

Iniciativa e BMW vjen dhe nga zhvillimi i rivalit të tij Mercedes në këtë aspekt, me AMG GT63 S-E Performance, çmimi i të cilës arrin në shifra më të larta se BMW, por AMG qartëson se “e ardhmja është elektrike”.

Serie 5 që njohim, ka vazhduar të lërë emër që në 2017, kështu që i ka ardhur koha për një përmirësim. Serie 5 standarte pritet të arrijë në konçensionarë vitin e ardhshëm, e ndjekur nga M5 pas pak kohe.

Share with:


protire