Share with:


Pas mbylljes së linjës së prodhimit të një makine, ajo nuk shuhet totalisht dhe menjëherë. Zhytja në errësirë e një makine është një proces i ngadaltë dhe i lodhshëm.
Makinat e listuara më poshtë po vazhdojnë të mbajnë gjallë emrin e tyre që nga deklarimi i mbylljes së prodhimit të saj. Renditja bëhet nga shifrat më të vogla, tek ato më të larta.

1.Infiniti QX30, 1 shitje
Bashkëpunimi mes Mercedes dhe Infiniti, i cili mbylli prodhimin në 2019, pati një blerës në vitin 2021.

2.Toyota FJ Cruiser, 1 shitje
Në një farë mënyre konçensionari Toyota kishte në stock një ekzemplar, prodhimi i të cilit përfundoi në 2014.

3.Chrysler Town & Country, 4 shitje
Të zëvendësuar nga Chrysler Pacifica, mini-furgonat Toën dhe Country duket sikur kishin një numër adhuruesish, të cilët e kërkonin dhe pas përfundimit të prodhimit në vitin 2016.

4.Dodge Viper, 4 shitje
Padyshim një nga lajmet më prekëse për sa i përket shuarjes së prodhimit të një makine, Dodge Viper përfundoi prodhimin e tij pas vitit 2017, në vitin 2021 Dodge shiti 4 Viper.

5.Dodge Dart, 10 shitje
I hequr nga linja e prodhimit 3 vite pas lançimit fillestar. Nuk ishte kundërshtar I denjë për Honda Civic dhe Toyota Corolla. 10 shitje për vitin 2021.

6.Chrysler 200, 15 shitje
Pamje e këndshme dhe dinamika të favorshme, me armik të vetëm mungesën e hapësirës, më së tepërti në pasagjerët e pasëm. Për vitin 2021 15 shitje të reja për makinën që ndaloi prodhimin nëvitin 2017.

7.Jeep Patriot, 16 shitje
Dhe pse Jeep ndaloi prodhimin e kryqëzimit, Patriot në 2017 viti 2021 solli shitjen e 16 ekzemplarëve.

8.BMW i8, 18 shitje
Dhe pse nuk kishte një kategori specifike ku bënte pjesë, hibridi i BMW ka ngelur për një kohë të gjatë në memorien e të apasionuarëve të makinave. Pamja hi-tech nuk justifikonte çmimin e lartë.

9.Nissan 370z Roadster, 36 shitje
Pas vitit 2019 Nissan ndaloi së prodhuari një ndër makinat më të preferuara të tuning JDM. Për ta zëvendësuar me prodhimin e 2023 , motor V6, 400 hp. Sidoqoftë, kjo nuk e pengoi që në vitin 2021 të shiten 36 makina.

10.Fiat 500, 51 shitje
Statistikat thonë që ky model ende nuk është shkëputur plotësisht nga tregu. Me 51 shitje të reja gjatë 2021.

11.BMW 6 Series, 55 shitje
Viti 2019 ishte i fundit për BMW Serie 6, por ende mbahet gjallë nga disa shitje. I ofruar në 3 konfigurime, hardtop, konvertibël dhe sedan 4 dyersh.

12.Chevy Impala, 750 shitje
Kalojmë në krye të shitjeve, Chevy Impala. Siç duket mbajtja e emrit të njërës prej ikonave klasike Amerikane ka ndikuar në popullaritetin e këtij modeli. Ajo çka përbën bonus është dhe hapësira e bollshme.

Share with:


protire