BMW Seria 2 e 2022-shit do të jetë totalisht ndryshe nga BMW-të e tjera!

Share with:


BMW sapo prezantoi risinë e 2022, BMW Coupe 2 Series njihet si G42. Ky model i ri përfaqëson frymën sport dhe ka konceptin e mjetit të fuqishëm, design atletik, performancës dinamike dhe teknologjisë së fundit. Rezultati përkthehet në një makinë superiore që të fal kënaqësinë e të ngarit, sidomos kur behet fjalë për një BMW.

BMW 2 Series Coupe vazhdon traditën e BMW 2002 duke ruajtur nocionin e një mjeti kompakt, me design të spikatur por me shumë diferencime nga modeli BMW 1 Series. 2 Series Coupe shfaq tipare dalluese si: akse më të gjera, design të thjeshtuar, trup më kompakt, aerodinamike optimale, dhe një peshe te balancuar si pasoje e një trajtimi të përmirësuar.

Fuqizohet nga një motor benzine me gjashtë cilindra, 374hp dhe ka katër goma aktive. Do të jete i mundur dhe një version me motor nafte me katër cilindra. Krahasuar me modelin e mëparshëm, gjatësia e këtij modeli është shtuar me 105mm, gjerësia me 64mm dhe baza e makinës me 51mm. Si pasoje lartësia e mjetit është ulur me 28mm dhe akset para janë zgjeruar me 54mm ndërsa pas me 31mm.

Pamja e jashtme ngjason me stilin e BMW 02, sidomos tek pjesa e ndriçimit, radiatorit të vendosur vertikalisht, siluetës sportive dhe kompozimit të ndriçimit Led. Detaje standarte si paketë elektrike servotronic dhe amoritizatorë lift related nuk mungojnë.

Për sa i përket interierit, në qendër të kroskotit është vendosur paneli digjital i kontrollit, sendilje sportive dhe timon i veshur me lëkurë dhe për ekstra komfort mbështesë anësore për gjunjët. Për interierin premium janë përdorur materiale me cilësi të lartë dhe punim të veçantë .Display dhe sistemi i operimit janë bazuar tek BMW Operating System 7.

Ky mjet është i pajisur me kontroll automatik të ajrimit, xhama me izolim për zhurmat dhe ngrohje tek timoni dhe sendiljet, gjithashtu sendilje elektrike memory. Sistemi i audios, speakerave është Harman Kardon dhe makines mund ti vendoset dhe tavan panoramik. Sistemi navigimit i bazuar ne Maps, facilitete in-car digjitale si: integratore smartphoni, lidhje Wireless dhe sistem alarmi me ekran BMW Head-up.

Kjo BMW është pajisur me goma të lehta 17 inç standard, goma M 18 inç sport M do të jenë gjithashtu në dispozicion. Të disponueshme do të jenë dhe goma 19 inç M të cilat të japin mundësinë për një performancë të lartë.

Ky model ka një transmetues standard steptronik me tetë shpejtësi dhe opsion extra sport me marshe F1 tek timoni. Gjithashtu ky version vjen me launch control, për start të shpejtë dhe rritje të menjëhershme të shpejtësisë. Të inkorporuar ka sistemin driver assistance, alert dhe njoftime për “front collision” rreziqet që mund të hasim gjatë drejtimit, për shpejtësinë, daljen jashtë korsive, dhe kontrollin ose mbajtjen konstante të shpejtësisë. Opsionet shtese do të jenë sinjalet pre rrezik kur ndërron koristë, për kujdesin nga përplasjet apo gërvishtjet ne pjesën e pasme të makinës, gjithashtu funksionet stop&go.

Share with:


protire