Në vitet ’80, Mercedes-Benz kishte të bënte me komoditetin dhe përsosmërinë, nuk lidhej me idenë e një makine të shpejtë. Por, një entuziast i makinace të fuqishme, i quajtur Bodo Buschmann, donte të kishte si rafinim ashtu edhe shpejtësi në Mercedesin e tij.
Megjithatë, kur e kuptoi se thjesht tuning i makinës nuk mjaftonte për të, ai vendosi të krijojë linjën e tij. Në 1977, kompania Brabus GmbH u regjistrua nga Buschmann dhe partneri i tij, Klaus Brackmann. Më vonë, Brackman ia shiti aksionet Buschmann-it.
Kompania Brabus ka të bëjë kryesisht me motorët e fuqishëm dhe përkushtimi i saj ndaj shpejtësisë e ka kthyer atë në një markë të preferuar për ata që kërkojnë një Mercedes-Benz me performancë të nivelit të supermakinave. Në operacionet e saj 40-vjeçare, Brabus ka ofruar disa automjete vërtet ekstreme dhe emocionuese.
2008 Brabus Bullit
Brabus e ndërroi motorin V8 nga AMG C63 me një motor V12 me dy turbo që gjeneronte 720 kuaj fuqi. Motori u pajis gjithashtu me një platformë karboni të ridizajnuar, një kapuç alumini me fole ventilimi, një spoiler të pasëm me fibër karboni me tre pjesë dhe një platformë të pasme me fibër karboni me një shpërndarës të integruar.
Brabus Black Baron
Nëse dëshironit një E-class me pamje të frikshme në 2009-ën, e cila gjeneronte 880 kuaj fuqi për tu kenaqur, atëherë duhej të shkruanit një çek prej 875,000 dollarësh në Brabus në këmbim të Brabus Black Baron.
Ky model ka një motor 6.3 litër V12 me dy turbo që gjeneron 880 kuaj fuqi dhe 1500 n-m torque. Baroni arrin nga 0-100 km/orë në 3.7 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 370 mph.
Brabus 900
Brabus 900 është një mishërim i luksit dhe fuqisë. Brabus mori majat e klasës gjermane të automobilave dhe e përpunoi atë në një central elektrik lëvizës që nuk bën kompromise kur bëhet fjalë për luksin dhe rehatinë.
Të gjithë mund të pajtohemi që Brabus nuk mund t’i hedhë një sy një V12 pa dashur të bëjë disa rregullime. Në këtë rast, motori Maybach S650 l u përmirësua për të arritur 630 kuaj fuqi dhe 1500 n-m torque. Kjo bukuri mund të arrijë nga 0-100 km/orë në 3,7 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 355 km/orë.
Brabus 900 SUV
Brabus 900 bazohet në Mercedesin e fuqishëm AMG G-65. Është një nga automjetet më të fuqishme off-road. Nën kofano ndodhet një motor V12 me dy turbo, të cilit iu rrit vëllimi në 6.3 litra. Krahas një numri përmirësimesh të tjera është një prodhim i çmendur prej 900 kuajsh fuqi.
Ky përbindësh arrin 0-100 km/orë në 3,9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 270 km/orë.
Brabus Rocket 900 Cabrio
Nëse po kerkoni të drejtoni cabrion katervendeshe me te shpejte në botë, atëherë Brabus ju ka gjetur zgjidhjen. Brabus tundi shkopin e tij magjik mbi elegancën e Mercedes S65 dhe rriti motorin V-12 me dy turbo nga 6,0 litra në 6,2 litra. Motorri i ketij modeli gjeneron 900 kuaj-fuqi dhe 1500 n-m torque.