Një video sa e çuditshme aq dhe e bukur është ngarkuar së fundmi nga kanali i youtube StreetRacingSource, teksa një Nissan GTR R35 dhe një Porsche 911 Turbo garojnë për një bast jo të vogël prej 13,000$. Do thoni ju çfarë ka të çuditshme kjo video. E çuditshmja qëndron në faktin që GTR ngitet nga një 17 vjeçar që është djali i pronarit të makinës.
Nuk dihet nëse ai vetë është në dijeni apo jo që djali i vet po nget një GTR R35 që nga pamjet duket që ka diçka më shumë se 1000kuaj. Sado e rrezikshme që duket, adoleshenti duket sikur ka kontroll të plotë mbi godzillën.
Mesa dihet makinat nuk janë stock, teksa janë të modifikuar FBO (full bolt on) dhe punojnë të dyja në karburant e85. GTR R35 dhe 911 Turbo janë dy konkurrentë të lindur si për gara drag ashtu edhe pistë. Në video shohim një start shumë të mirë nga të dyja makinat por GTR del fitimtare në çdo aspekt.