Share with:


U deshën plot 40 vite nga prodhimi i fundit i modelit, që kjo legjendë e së shkuarës, të ringjallej përsëri. Pak a njohur për publikun e gjerë por shumë e dashur për dashamirësit e automobilizmit, Alpine, kompania franceze e prodhimit të makinave, rikthehet me modelin e parë të rrugës që prej 7 prillit të vitit 1995, kur Alpine A610 e fundit doli nga fabrika.

‘Save the Date’ është emri i fushatës që kompania zgjodhi për finalizimin e thashethemeve të nisuar 1 vit më parë.
Në shkurt të vitit 2016, Alpine zbuloi konceptin e saj të quajtur Alpine Vision. Fushata fton të gjithë të bashkohen në 7 mars të këtij vitit të bashkohen në Geneva International Motor Show, për prezantim e parë të modelit, i cili do të jetë gati për tiu dorëzuar pronarëve të parë në fund të vitit 2017.

Çmimi i saj mendohet të jetë rreth 65 mijë euro, gjë që e bën atë rival të drejtpërdrejtë me Porsche 718 dhe Alfa Romeo 4C.
Por çfarë përfshihet në të? Le të flasim për disa detaje.

Emri i saj është A110, dhe daton nga viti 1977 kur Alpine A110 e fundit u prodhua. Ajo është thuajse e njëjtë me konceptin e prezantuar më parë, vetëm me disa ndryshime të vogla. E njëjta shasi super e lehtë prej alumini dhe dritat LED. Në fakt, vlen për t’u përmendur fakti që dizanji i saj është një evolim perfekt i të vjetrës, duke e bërë atë një nga makinat më pikante të momentit.

Edhe salloni i makinës mendohet të mos jetë shumë i ndryshëm nga ai i mëparshmi, i përbër nga një kroskot tepër futuristik por edhe klasik në të njëjtën kohë. Sediljet Recaro janë të punuar me kujdes për të mos i munguar një kompleksi kaq mirë të realizuar si A110.

Përsa i përket motorrit, ai mendohet të jetë një motorr 1.6 litër turbo me 250 kuaj fuqi, e marrë nga Renault e cila është edhe kompania nënë e Alpine. Fatkeqsisht, kambio e vetme e ofruar do të jetë një kambio automatike dual-clutch. Nga 0 në 100km/h kjo makinë pritet ta arrijë për vetëm 4.5 sekonda.
Ajo që e bën akoma më pikantë këtë makinë, është pesha e cila pritet të jetë rreth 1100kg, duke u bërë akoma edhe më kompeditive me rivalët e saj.

Por thashethemet thonë se një model akoma më sportiv me 300 kuaj fuqi do të vijë më pas, i modifikuar nga Renaultsport. Kjo, sipas inxhinierëve do të arrihet nëpërmjet ‘ngacmimeve” të ECU dhe sistemit të ftohjes.

Share with:


protire