Zbulohet mijera litra vaj makinash i fallsifikuar

Share with:


Një magazinë e cila në dukje ishte diçka e pavlerë, ka rezultuar të jetë furnizuesi më I madh me vajra të falsifikuar ne Ballkan e më gjerë. Autoritetet lokale në zonë periferike të një qyteti në Rusi, zbuluan një linjë të të prodhiumi të vajrave për motorrët e makinave, citon “Ravenol Srbija”
Ato ishin të paketuara në kuti të mëdha dhe ishin gati për të zënë vend në vitrinat e Shqipërise, Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Të gjitha këto, mbanin logot e kompanive më të mëdha për prodhimin e vajrave si Shell, Mobil, Castrol, Total, BP, Lukoil, Elf, gjithashtu edhe të vajrave të brand-uar për kompanitë Mazda, Toyota, Nissan, Ford, GM, VW etj. Të gjitha këto, gati për t’u shitur si vaj origjinal ne dyqanet e ktyre vendeve.
Një nga e ekspertët e fushës pranë BMW Albania, shprehet se këta lloj vajrash me cilesi te dobet, janë tepër të dëmshëm për motorrin, dhe nuk arrin as kushtet minimale për t’u konsideruar I tillë. Ky vaj shkakton dëmtime të pjesëve si brozinave të kollodokut, konsumimi më I shpejtë I fashove të pistonit, si dhe tharje dhe ngurtësimi i të gjitha gominave që shërbejnë si guanicione për mbylljen hermetike të pjesëve të motorit. Të gjitha kto, çojnë në përkeqsim të gjëndjes së mjetit me kalimin e viteve. Këto produkte, janë një nga shkaktarët kryesorë se përse shumë makina konsiderohen si “tekanjose” në vendin tonë. Standartet e kërkuara, janë shumë larg nivelit të vendit tonë. Bashkuar edhe me cilësinë e keqe të karburantit, kjo e rëndon akoma edhe me shumë gjëndjen, duke krijuar një situatë pasigurie tek konsumatori.
Pavarsisht se shprehjet e tipit “I bleva makinës një vaj 800 leksh” janë të shpeshta në vendin tonë, duhet ditur që vaji është thelbësor në ecurinë e makinës.

Burimi i lajmit: Ravenol Srbija

Share with:


protire