Për disa vite me rradhë Formula 1 ka përdorur një turbo elektrike.
Turbo elektrike është njësoj si një turbo normale por mes kompresorit dhe turbinës është integruar një motorr elektrik. Ai është i lidhur direkt me boshtin e helikave dhe bën të mundur rrotullimin e tij deri në pikën kur sasia e gazrave të shkarkos arrin në pikën e duhur për te fuqizuar turbon. Kjo ndihmon në rritjen e fuqisë ne xhirot e ulta dhe eliminon plotesisht vonesën e turbos ose “Turbo Lag” sic e quajmë ndryshe.
AMG ka thënë sot se do të përdori një turbo elektrike në modelet e reja të Mercedes. Turbo po ndërtohet në bashkëpunim me kompaninë Garret dhe thuhet nga burime të pasigurta se mund të përdoret në motorrin dy litërsh M139. Gjithashtu AMG mendon të nxjerri jashtë loje motorrin V8 në modelin C-Class (shpresojme mos ta bëj) dhe të vendosi një motorr me katër pistona.
Turbo-ja elektrike është magjepsëse. Ideja është që të kemi një turbo me përmasa të vogla por me performancën e një turbo të madhe. Mendohet të përdoret dhe teknologjia MGU-H (Motor Generator Unit, Heat), mbledh nxehtësinë e turbos dhe e kthen në energji elektrike, meqënëse motorri elektrit punon me sistem 48 volt MGU-H do jetë një ndihmë e madhe.
AMG ka menduar ta mbaj elektromotrrin në funksion dhe kur shoferi e heq këmbën nga gazi, kjo do e mbaj turbon të karikuar dhe do të kemi një përgjigje të menjëhershme kur ti japim gaz përsëri.
Motorri M139 prodhon plot 414 kuaj fuqi dhe 500 NM forcë përdredhëse dhe është akoma e pa qartë se si do ndryshojne shifrat kur të përdoret turbo elektrike, por AMG shpjegon që turbo e re do të ndihmojë motorrin për fuqi dhe NM në xhirot e ulta si dhe konsum më të ulët të karburantit.