Share with:


Gomat nuk janë si shumica e pjesëve të makinës, që vijnë në kuti dhe kane një manual përdorimi.

Kur bëhet fjalë për të blerë goma të reja, duhen parë mirë specifikimet që na jep prodhuesi për përmasat që pranon mjeti. Ashtu siç njeriu nuk ecën dot me dy këpucë të ndryshme dhe makina nuk e bën dot këtë gjë. Gomat duhet të jenë të katërta të të njejtit numër dhe model. Kur themi numër, s’bëhet fjalë për gjerësinë, por për lartësinë. Shpesh shohim makina që kanë goma më të gjera mbrapa sesa para, kjo ndodh shpesh tek mjete sportive me goma aktive mbrapa, por kjo sdo të thotë që të gjerat mbrapa e kanë lartësinë më të madhe se të ngushtat para. Lartësia nuk varet vetëm nga gjerësia e gomes por dhe numri i dytë mbas gjersisë luan rrol kyç në lartësinë e saj.
Të dhënat kryesore që na nevojiten, i gjejmë të stampuara në murin anësor të gomës. Aty gjejmë gjerësinë, lartësinë nga disku tek siperfaqja, rrezen e gomës, javën/vitin e prodhimit, si dhe specifika të tjera si kapaciteti maksimal në KG ose BAR (presjon ajri) dhe niveli i konsumimit dhe temperatura mesatare.

E para është gjerësia. Ajo tregon se sa e gjerë është sipërfaqja që goma krijon fërkim me tokën dhe matet në milimetra (mm)

E dyta është lartësia e murit të gomës. Ky numër nuk tregon lartësine në milimetra ose centimetra, por është përqindja (%) e numrit të parë, pra një gomë 225/45 do të thotë 225mm e gjerë dhe 45% e 225 e lartë. Me pak fjalë, një 225/45 është pothuajse njësoj e lartë sa një 205/55, por është 20mm më e gjerë se 205-shja. Sa më e madhe të jetë përqindja, aq më i lartë është muri anësor.

E treta tregon rrezen e gomës në INCH. Rrezja mat pjesën e brëndshme të gomës, aty ku ajo lidhet me diskun. Nqs kemi një gomë me rreze 16″ pra R16 mund ta përdorim vetëm në një disk me të njejtën rreze.

E katërta tregon peshën maksimale por jo drejtpërdrejtë. Pesha ka një tabelë specifike.

Numrin që shohim tek goma, duhet ta gjejmë tek kjo tabelë dhe aty gjejmë peshën maksimale që mund të përballojë goma.

 


E pesta është një shkronjë. Ajo tregon shpejtësinë maksimale që mund të përballojë goma. Nqs tejkalohet kjo shpejtësi, goma ka tendencë të mbinxehet dhe si pasojë të konsumohet më shpejt. Ka raste që shkojnë dhe deri në çarjen e gomës, kur shpejtësia është shumë më e lartë se kapaciteti i gomës. Shkronja ka një tabelë përshkallëzimi e cila tregon shpejtësinë maksimale, kjo nuk do të thotë që makina mund të eci e sigurt në këtë shpejtësi.

E gjashta tregon datën e prodhimit të gomës. Zakonisht gjejmë një numër katër shifror. Dy të parat tregojnë javën kur është prodhuar dhe dy të tjerat tregojnë vitin.

Goma në foto është prodhuar në javën e 35-të të vitit 2017. Gomat nuk kanë një datë skadence fikse, por ato me kalimin e kohës e humbin forcën e fërkimit, thotë Willcome, një inxhinier ekspert i kompanisë Bridgestone. Praktikisht mbas vitit të pestë ato duhen kontrolluar para se të përdoren. E mira është që nqs janë më shumë se pesë vite të vjetra ti zëvendësojmë.

E shtata tregon presionin maksimal në Bar, PSI ose KPA, njesi matëse të cilat përdoren në vende të ndryshme. Kjo nuk do të thotë që doemos goma duhet fryrë deri në atë pikë. Ta frysh gomën në maksimumin e saj mund të sjellë humbje amortizimi, gjithashtu dhe humbje fërkimi të mirë me token që sjell si pasojë manovrimin e keq të mjetit. Presionin e duhur shpesh herë e gjejmë të ngjitur tek dera e makinës ose tek manuali i përdorimit. Presioni i duhur i gomave varet nga pesha që kemi në makinë, sa më e madhe pesha, aq më i madh presioni, deri në pikën që na lejon goma.

E teta është se sa shpejt konsumohet goma ose sa jetëgjatë është ajo, percaktohet nga ky numër, por kujdes sa më jetëgjatë goma, aq më i fortë është si material dhe si pasojë më i vogël fërkimi me token, gjë që sjell siguri më të ulët në shpejtësi të larta. Konsumi i gomës nuk matet njësoj nga të gjitha kompanite prodhuese. Mirë është që kur te shohim këtë specifikë të kerkojmë për manual të kësaj kompanie. Aty do gjejmë të sakta të dhënat që kërkojmë.

E nënta tregon aftësinë ngjitëse me tokën që një gomë mund të ketë, sa më i mirë fërkimi aq më i sigurt dhe i mirë është manovrimi, por goma ka tendencën të konsumohet më shpejt. Temperatura dhe fërkimi na tregohen me anë të një shkronje; maksimalja mund të jetë (AA) një gomë me fërkim shumë të mirë dhe që ruan temperaturë konstante dhe gjatë një sforcimi, dhe më e keqja është (C) goma ska fërkim të mirë dhe nuk arrin të ruajë temperaturë konstante në rrugë të gjatë ose në momente sforcimi.

Ka dhe disa shenja të tjera që na tregojnë funksionin e gomës, si gomë verore apo dimërore, ose kur goma është posaçërisht për terrene me baltë ose borë.

Na tregon një gomë posaçërisht për borë ose baltë. Në treg ka goma për të katërta stinët, por kjo nuk do të thotë që ato kanë kapacitet për të ecur ne borë apo baltë.
Sipas eksperteve që kryejnë studime në keto fusha, për të qenë sa më të sigurtë dhe me komoditet të plotë, një gomë duhet të jetë vetëm për një sezon, pra një palë për në verëdë dhe një palë për në dimër. Gjithashtu gomat duhet të jenë jo më të vjetra se tre vite.

Share with:


protire