Share with:


Të gjithë kemi dëgjuar për projektin RETRO ne vendit tonë, atë të makinava & motorave klasik. Dita ditës ky projekt ka sjell gjëra të reja, risi dhe gjëra të cilat çdo koleksionist dhe jo vetëm, e di që i nevojiten vendit tonë të vogël. Ashtu si funksionon edhe në vendet më të përparuara se ne, cdo krijim antik duhet të ruhet, dhe ktë po bën Retro.al, e krijuar ekskluzivisht nga DPSHTRR.
Një hap akoma më tej ishte dhe ky i fundit, ku RETRO ka mbajtur premtimin e përmirësimit e të ashtuquajtërës “Rregullore Teknike mbi Kushtet dhe Kriteret për Statusin e Mjeteve RETRO”. Cfarë do të thotë kjo? Do të thotë që mjetet klasike do e kenë më të lehtë rregjistrimin në Shqipëri, do të kenë më shumë lehtësira dhe do të marrin trajtim të veçantë sic është ai i targave RETRO. Do të krijohet Komisioni RETRO i cili do të ndjeki çdo rast për të gjitha proceset e nevojshme.

Dihet që në Shqipëri kemi një numër të madh koleksionuesit të makinave dhe motorrave klasik, dhe një numër akoma më të madh automjetesh klasike. Vërtet janë një pasuri e vendit tonë ndaj duhen rruajtur dhe duhet të marrin vëmendjen që i takon.
Më shumë info mbi Rregulloren Teknike mbi Kushtet dhe Kriteret për Statusin e Mjeteve RETRO klikoni Këtu.

Share with:


protire