Share with:


Ky Porsche Taycan rwd vendosi rekordin për driftin më të gjatë prej 42.1 që zgjati 55 minuta, sigurisht për makinat elektrike. Porsche Taycan është një nga makinat më emocionuese, e mirë ndërtuar, preçize dhe e balancuar për sa i përket makinave elektrike që janë sot në treg. Tashmë një mburrje tjetër u shtua në bagazhin e Taycan, duke qënë se vendosi një rekord drifti të vazhdueshëm.

Për të qënë të saktë, në fakt nuk ka pasur një rekord zyrtar për driftin më të gjatë nga një makinë elektrike, ndaj mos e ngatroni me rekordin që vendosi BMW M5 në 2018, i cili mbetet i pathyeshëm. Edhe pse nuk ka pasur rekord për tu thyer, kjo nuk e mohon faktin impresionues që Taycan arriti të ishte në drift për një kohë aq të gjatë, plot 55 minuta. Pista ishte e lagur, njësoj si tek rekordi i BMW, u zhvillua tek Porsche Experience Center, dhe Porsche shprehet se makina ishte gjatë gjithë kohës në drift pa asnjë moment qetësie.

Porsche Taycan rwd është një model i gjendshëm vetëm në Kinë, piloti i së cilës ishte Dennit Retera, instruktori drejtues i Porsche Experience Center në Hockenheimring. I gjithë eventi u supervizua nga delegatë të Librit Guinness për rekordet botërore, që do të thotë që ky rekord dhe garë njëkohësisht, është zyrtar.

Share with:


protire