Share with:


Teksa jeta nëpër botë po i kthehet normalitetit, për shkak të situatës së pandemisë, rekordet e mëparshme të garave po fillojnë të lëvizin përsëri.
Ekipi T1 Race tashmë janë mbajtësit e rekordit për Nissan GT-R35 më të shpejtë në botë.
Makina, e quajtur “Tërbimi i Natës” (NightFury) kap shifrën e frikshme të 3000 kuajsh fuqi, dhe arrin të përshkojë pistën 402 metra për 6,51 sekonda me një shpejtësi 370,74km/h , duke e kurorëzuar si R35 më të shpejtë në botë.
Ekipi T1 nuk janë të panjohur për Nissan rekord mbajtës, pasi rekordi paraardhës i skuadrës ishte pikërisht R35 në i shpejtë në botë me turbo stock.
Kur vjen puna tek kategoritë e garave dhe rekordet, garat drag kanë shumëllojshmërinë më të madhe. George Dodworth, shoferi i Tërbimit të Natës kishte rekord paraardhës 6,725s dhe 350,83km/h.
Rekordi i ri i George qëndron në kategorinë RWD, pra makina me diferencial të pasëm. Ndërsa në kategorinë AWD qëndron Extreme Turbo Systems me ETS-G, Nissan i cili arrin të përshkojë 402m për 6,541s dhe shpejtësi 362,12km/h.
Ajo çka veçanton “Tërbimin e Natës” është fakti që nuk është RWD tipik i zhveshur nga AWD, pasi ai ende përdor transmisionin AWD G6R dhe të gjitha pjesët e FWD qëndrojnë në makinë, pjesa e vetme e hequr janë boshtet, që do të thotë se kursimi në peshë, në krahasim me AWD, nuk është i madh.
Vlen për tu përmendur dhe fakti që “Tërbimi i Natës” ecën mbi shasinë e fabrikës, duke e bërë rekordin akoma më të vlefshëm dhe nuk ngatërrohet me R35 që i janë vendosur shasi me tuba PRO. R35 nga T1 gjithashtu është makina më e shpejtë e importuar, me trup të plotë në botë.
Një javë para garës T1 futi makinën në dyno për të shfaqur shifra impresive. Në 4,4 bar shtytje arriti 2603 whp dhe 2153 rrotullime, madje ende kishin hapësirë për më tepër shtytje. Për dashësit e shifrave të mëdha, përkthehen në 3000 kuqj fuqi dhe 2100 nM.

Nga Eni Selita

Share with:


protire