16 vjeçarja quhet Chloe Chambers dhe e bëri garën e slalom për 47.45 sekonda, verifikuar nga rekordet botërore Guinness.
Të ngasësh një makinë në garat Slalom është shumë sfiduese dhe delikate teksa kërkon aftësi preçize. Në 2018, një garues kinez vendosi rekordin me një Camaro në një pistë me 51 kona me largësi 15 metrash nga njeri tjetri me kohën 48.114 sekonda. Mbresëlënëse, por rekordet janë bërë për tu thyer.
Garuesja femër 16 vjeç që formalisht është një garuese karting e zhvilloi garën e Slalom për 47.45 sekonda me një Porsche 718 Spyder në aeroportin e Neë Jersey. Për tu çuditur është fakti sesi mundet dikush pa eksperiencë në ngarjen e makinave, sic çdo 16 vjeçar, të thyejë rekordin me një makinë. Edhe pse ajo ka ngarë kart për 9 vite rrjesht, sërisht ngarja e makinës ndryshon.
Porsche deklaron se Porsche 718 i përdorur ishte komplet stock dhe koha është e verifikuar nga Racelogic. Qartësisht duket se adoleshentja ka një të ardhme të ndritur në motorsport.