Share with:


Nga data 1 janar 2017, disa ndryshime do të prekin automjetet e shtrenjta dhe me motorr mbi 3000 kubik, gjithashtu edhe makinat me gaz.

Në paketën e re fiskale të vitit 2017, qeveria së pari do të aplikojë akcizën për gazin e lëngshëm i cili shitet në pikat e karburantit. Kjo nuk do të ndikojë gazin e blerë për përdorim shtepiak i cili nuk do të pësojë rritjen prej rreth 15 lekë për litër. Sipas qeverisë, kjo bëhet me qëllim përafrimin me standartet e rajonit dhe Europes në të cilën ky produkt taksohet. Duke u bazuar në disa statistika, importi vjetor i gazit në vendin tonë është rreth 25.000 ton. Kështu, qeveria llogarit që të ardhurat e saj në vit do të jenë rreth 50.000.000 lekë (të reja) nga gazi dhe rreth 10.000.000 lekë (të reja) nga TVSH. Pra në total të ardhurat për shtetin do të jenë rreth 60.000.000 lekë apo rreth 440.000 Euro. E gjithë kjo do të çojë në rritjen e çmimit nga rreth 50 leke/liter që është aktualisht në rreth 65 lekë/litër.
Do të ishim shumë të gëzuar sikur të afroheshim më tepër me rajonin dhe BE edhe për gjëra më të rëndësishme se akciza e gazit…

Së dyti, do të rritet edhe numri i automjeteve të cilët preken nga e ashtuquajtura “Taksa e luksit”.
Deri më tani, kushtet që të përfshijnë në këtë taksë janë dy: vlera e makinës mbi 7.000.000 lekë dhe cilindrata mbi 3000 kubik.
Nga 1 janari 2017, cilindrata do të qëndrojë e njëjtë, kurse kufiri i vlerës së makinës do të pësojë një ulje prej 2.000.000 lekësht, nga 7.000.000 në 5.000.000 lekë të reja. Sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transporteve, për llogaritjen e taksës së luksit vetëm për efekt të çmimit, të merret parasysh edhe mosha e mjetit.

Share with:


protire