INXHINIERëT E MCLAREN çMONTOJNë Senna/Prost McLaren MP4/4

Share with:


Për të gjithë sytë kuriozë dhe manjakët e garave vjen kjo video e vecantë, e thjeshtë, e detajuar e cmontimit të supermakinës F1 -“The 1988 Prost / Senna McLaren MP4/4” nga mjeshtrit që e projektuan.

Procesi është i tillë: makina më e madhe e F1 – McLaren MP4/4 i vitit 1988 -vendoset në një platformë betoni dhe tre mendjet që kryesuan dhe ekzekutuan dizajnin e saj bashkohen për ta bërë “fije-fije”. Këta të fundit shpjegojnë historinë dhe zhvillimin e makinës. Steve Nichols, projektuesi kryesor i MP4/4, bashkohet me idejuesin e monokokut dhe të amortizimit të kësaj makine, Matthew Jeffreys, dhe Neil Trundle, mekanikun kryesor të makinës, për të depërtuar në çdo element të këtij modeli legjendar prej karboni dhe çeliku.

Ndër shasitë e prodhuara nga McLaren për sezonin 1988, kjo është pikërisht ajo e pilotuara nga Ayrton Senna në Grand Prix Brazil. Gara nuk ishte një sukses për Senën; Përzgjedhësi i marsheve të makinës ngeci në nisje dhe drejtuesit e F1 e skualifikuan Senën. Megjithatë, MP4/4 dominoi sezonin ’88, duke fituar 15 nga 16 gara me dhjetë vende të para/të dyta, duke i dhënë Senës titullin e tij të parë në F1 (dhe duke mposhtur armikun e tij garues, Alain Prost, me vetëm 3 pikë kampionati F1, për shkak të një teknike të pikëve).

Nuk ia vlen të shpjegohet më shumë për MP4/4. Nëse e kuptoni se sa e rëndësishme është kjo makinë, tashmë do keni gjetur një vend të rehatshëm për tu ulur e për ta parë këtë super-video (mundësisht me ndonjë gotë verë para). Shikim të këndshëm!

Share with:


protire