“Fundjava e fundit e masave” te marra ne kuader te Covid-19.
Me heret Policia e Shtetit permes nje statusi ne ‘Facebook’ deklaroi se 30-31 maj do te jene te jene te hapura bizneset dhe levizja e lire e qytetareve, por do te ndalohet kategorikisht perdorimi i automjeteve ne te gjithe Shqiperine.
Ndryshe shkruhet ne urdhrin e publikuar nga Ministria e Shendetesise, ne te cilin shkruhet se lejohet levizja ne te gjithe vendin per te gjitha kategorite, perfshire automjetet, por ndalohet hyrja-dalja nga zona e gjelber ne te kuqe dhe anasjelltas.
Duke qene se te gjitha mediat po japin nje lajm bazuar ne nje status ‘Facebook’ dhe jo ne urdhrin e leshuar nga Ministria e Shendetesise, ju njoftojme se levizja me automjete do te lejohet, PERVECSE HYRJET DALJET NGA ZONAT E KUQE. Kjo vlen vetem per fundjaven, pasi kryeministri njoftoi se nga e hena çdo kufizim levizjeje do te hiqet.