Ferrari ka postuar disa fotografi ku ka bër shumë zhurmë. Ne e dinim që makina e rradhës do ishte një version HardCore I 812 Superfast por këto foto thjesht janë në një nivel tjeter. Aerodinamika e makinës është përmisuar dhe gjithashtu më agresive. Kofano është komplet e re ku ka një gyp në formë boomerang për të nxjerre nxehtesinë e krijuar nga 6.5L V12. Dritarja e pasme është hequr komplet për ta zëvendësuar me forma aerodinamike. Parakolpi akoma me i madh për të furnizuar me ajer te freskët V12. E sa për pjesen e pasme … Hahaha Downforce Porno. Shikoni foton më mirë.
Cfarë është akoma më e cmendur se kaq është se tashmë prodhon 830Hp në 9500RPM.
E kjo do të thotë se Versione Speciale është motori V12 nga Ferrari me redline më të larte në një makinë.
Imagjinoni dot këtë bishë tju parakaloj në redline?
Me këtë motor, inxhinjerve të Ferrari vërtet duhet tju duartrokisësht pasi kanë arritur të shtrydhin akoma më shumë fuqi nga kjo V12 pa përdorur sisteme Hybrid sic mund ti kemi parë tashmë në shumë modele ose tek SF90 që vet Ferrari ka nxjerr në 2020.
Se si e ka arritur Ferrari që të rrotulloj xhirot e motorit në më shumë se 9000RPM duhet të presim me shumë nga stafi I Ferrari. Por e sigurisht janë element më të fort të marr nga F1 të implementuar në këtë makinë të limituar e gjithashtu një sistem të ri marmite.
Ferrari nuk ka nxjerr shifra apo emer për këtë kryevepër por jane dhëne informacione se do jete Versione Speciale ose GTO.
Cdo gjë do I marrim vesh në datën 5 Maj live nga pista e Fiorano ku gjithashtu do të flitet për planet e Ferrari me motoret V12 e gjithashtu sistemet Hybrid të cilat do përdoren.
Ky model do I bashkohet versioneve të limituar të Ferrari si 599 GTO që mund të jetë zhurma më e bukur V12 në botë e gjithashtu F12 TDF.
Triumfin për Redline më të lartë nuk do I zgjas shumë pasi shumë shpejt Gordon Murray do vij me T.50 V12 me 12.100RPM dhe Aston Martin Valkyrie V12 11.000RPM, Mercedes Benz Project One V6 11.000RPM. Këto janë makina që shumë rrallë do I shohim në rrugë e do jemi me fat nëse do I ndeshim nëpër pista.