E BIJA E KEN BLOCK DO TE BEHET YLLI I RI I GYMKHANA

Share with:


Edhe para se të fillonte kopshtin, vajza e Ken Block, Lia, po trajnohej nga i ati për pilotimin e go-karts. Me kalimin e kohës, mësimet e të atit e cuan Lian në momentin ku ajo mori pjesë në drag-race me Ford-in e Kenit, me 1400 kuaj-fuqi, tëin-turbo, 4WD.

Në episodin e parë të sezonit të dytë të shoët “Hoonicorn vs. Bota” të Kenit, ai tregon se Lia dhe Hoonicorni do të garojnë me pilotin Alex Laughlin dhe Corvetten e tij Pro Stock me 4000 kuaj-fuqi. Prezantuesit e “Hoonicorn vs. Bota” e quajnë atë “monstrën më të frikshme që Hoonicorni ka ndeshur ndonjëherë”, por Gymkhana Mustang është për vete një bishë me tëin-turbon V8 dhe kambion sekuenciale nga SAVED, me sistem “paddle-shift” dhe goma American Force.

Në një intervistë të dhënë ditë para vdekjes së tij, Ken Block citoi se ka besim të psioni dhe maturia e vajzës së tij 15 vjecare, dhe thotë se ajo është trajnuar sic duhet për të përballuar gara të këtij kalibri.” Patëm një incident gjatë trajnimit, kur asaj iu desh të arrintë shpejtësinë 285 km/orë dhe nuk kishte mjaftueshëm hapësirë frenimi. Afër fundit ajo e kuptoi që skishte rrugë tjetër vecse të rrotullohej, për të mos përfunduar në fundin e pistës. Kjo e “shqetësoi” pak makinën, por arriti qëllimin. Duke parë që Lia nuk u hutua nga ky moment delikat, jam edhe më konfident në aftësitë e saj.”

Lia nisi ta ndërtojë karrierën e saj të garave me mbështetjen dhe kurajon e babait të saj. Ajo e kupton që është tashmë një model për brezat e rinj dhe e ka marrë seriozisht këtë detyrë. ” Do iu thoja vajzave të tjera që ta provojnë të paktën një herë këtë gje, sepse është shumë argëtuese, gjithashtu edhe sepse nuk kam parë shumë femra që të merren me këtë sport. Nuk kam patur asnjë garuese femër si model që të ndiqja për të filluar garimet, dhe do të doja të shihja më shumë vajza t’i futen këtij sporti.”

Share with:


protire