Share with:


Vaji është një ndër gjërat më të rëndësishme për jetëgjatësinë dhe mirë funksionimin e motorit.
Në manualin e cdo mjeti do të gjejmë specifikimin e vajit që duhet të përdorim për motorin, cdo motor ka nevojë për vajin e tij specifik që të funksionoj në mënyren e duhur.

Cfarë specifikash ka vaji dhe si ti dallojmë ato?
Vaji i motorit ka dy specifika kryesore, numrin e viskozitetit në temperatrua të ndryshme psh (5W30) dhe përbërjen e tij ( Sintetik ose Mineral )
Vaji mineral është një teknologji e vjetër e vajit që është përdorur para viteve 2000 është vaji me pak i përpunuar dhe ka më pak aftësi lubrifikuese, ka tendencën që të oksidohet më shpejt nga vaji sintetik dhe të krijoj probleme në motor. Nuk këshillohet që të përdoret në motorët që kërkojne vaj sintetik por dhe nëqoftëse përdoret për një afat shume të shkurtër nuk përbën dëme në motor.

Vaji sintetik është vaji i teknologjisë së fundit një vaj i mirë përpunuar që të arrij cilësi të lartë në lubrifikim dhe të ruaj gjëndjen fillestare për një kohë shumë të gjatë (10000Km-20000km) pothuajse të gjithë motorët e prodhuar pas viteve 2000 kerkojnë këtë version vaji. Mund të përdoret dhe në motorët që kërkonjë vaj mineral, nuk krijon asnje problem përkundrazi ruan akoma më mirë motorin.

Numri na tregon Limitet e vajit në temperaturën minimale dhe atë maksimale.
Numri i parë që shoqërohet me shkronjën W e cila tregon fjalën (Winter) Dimër na jep se deri në cilën temperaturë të ulët vaji ka mundësi të ruaj viskozitetin e tij maksimal, numri nuk tregon drejpërdrejt temperaturën minimale por është një shënjues për tabelën e temperaturës së vajit ,pra tek vaji me cilësi 5W30 numri 5 nuk është 5 gradë celcius por sic tregohet në tabelën e mëposhtme thotë që vaji mund të qendrojë me viskozitet të plotë deri në temperaturën -30 gradë celcius, numri 30 është prap një shënjues për tabelën e cila na tregon se ky vaj mund të ruaj viskozitet të plot deri në 35 grade celcius. Temperatura e treguar është temperaturë ambienti jo temperaturë që arrin motori në brëndësi te tij.
Prodhues të ndryshëm japin më shumë se një mundësi në zgjedhjen e numrit të vajit arsyeja është që motori të arrij performancë maksimale si në vënde të ftohta dhe në vënde të nxehta, por ka dhe nga ato prodhues që rekomandojnë vetëm një numër specifik vaji për të gjitha ndryshimet e temperaturave kjo sdo të thotë që motori i këtyre mjeteve do të prishet më shpejt sepse cdo prodhues e ka menduar mirë para se të japi numrin përkates të vajit.
Shpesh nëpër servise dëgjojmë fjalinë “Duhet ti hedhësh vaj më të trrashë kur ka shume kilometra” a është mirë për motorët me shumë kilometra ndryshimi i numrit të vajit ???
Po një mekanik i specializuar mund të rrisë me një shkallë numrin e vajit kur motori ka bërë një sasi të konsiderueshme kilometrash (200000km e siper) pa ndikuar në dëmtimin e motorit, arsyeja është sepse gjatë gjithë këtyre kilometrave të përshkruara motori ka pjesë që ndryshojnë madhësi si bronxinat ose boshtet me gunga, ndryshimi është milimetrik por kaq duhet që vaji i hollë që ka rekomanduar prodhuesi të humbë presionin dhe të mos arrij në të gjitha pjesët e motorit, prandaj mekaniku në varësi të gjëndjes së motorit mund të shtojë trashësinë e vajit me jo më shumë se një shkallë në tabele, pra nqs kemi 5W30 të rekomanduar nga fabrika mund ta rrisim në 5W40. Duke përdorur vaj pak më të trrashë mund të plotesojmë deri diku hapsirat e krijuara nga konsumi i pjeseve të brëndëshme të motorit dhe të rikthejmë presionin e vajit aty ku duhet.
Përdorimi i vajrave cilësor dhe ndërrimi i tij sipas kërkesave të prodhuesit rrit jetëgjatesinë e motorit dhe ul shancet për difekte të pjesëve të brëndëshme te tij.
Me poshte gjeni nje video prove me temperature vaji -37 grade celcius

Share with:


protire