Sigurisht kur mendojnë për garat e driftit makinat e para që na vijnë ndër mend janë ato japoneze si AE86, S15, S14, S13, RX7 apo dhe ndonjë gjermane si BMW, por kurrë një Benz.
Por ky W124 300CE na mbush mendjen për të kundërtën. Ai është kthyer në një makinë posaçërisht për drift me një V8 me një zhurmë fantastike që prodhon 500 kuaj fuqi.
Motori është një M119 5.0L V8 nga një S-Class me një boost prej 9 psi ose 0.6 bar. Një boost jo shumë i lartë por i mjaftueshëm për të shkatërruar gomat e pasme dhe për ti dhënë kësaj vjetërsire aftësinë për të marrë disa kthesa të frikshme. Shijoni videon.