AMG EQS: Çfarë e bën AMG-në të tillë?

Share with:


Kur përmendim AMG, mendja na shkon tek zhurma e frikshme dhe numrat e jashtëzakonshëm për sa i përket kuajve fuqi. Me zhvillimet e reja në botën automobilstike dhe orientimin e prodhuesve drejt makinave elektrike, qasja tek mjetet me djegie të brendshme dhe motorrat e mëdhenj është bërë një sfidë më vete.
Pas lajmit se Mercedes nuk do të prodhojë më motorra V8 si seri, por vetëm prodhime të limituara me porosi, dhe reduktimin e motorrit më të madh nga 63 në 53, gjigandi gjerman prezanton për herë të parë makinë elektrike performance. E saktë. EQS, automjeti elektrik nga Mercedes i cili vazhdon prodhimin në 2022, do të pajiset më paketën sportive AMG.
Logo, e cila mori mirënjohjen më të madhe tek modeli w204 63 AMG, do të vendoset tek një makinë totalisht elektrike. Por si mund të ashpërsohet në performancë ky sedan, kaq i qetë në ecje, me 516 kuaj fuqi, dhe që arrin 100 km/h për 4.1 sekonda? Këtu hyn në lojë partneri i Mercedes, AMG.
Si fillim, AMG ka menduar motorra specifikë elektrikë për secilin aks, të përparmë dhe të pasëm. Sipas AMG, ka hapje të reja, rryma më të fuqishme dhe aktivizim me anë të konvertorëve me program specifik që lejon shpejtësi më të mëdha aktivizimi, të cilat automatikisht përkthehen në më shumë fuqi. Sidoqoftë, motorri i pasëm prodhon më shumë fuqi, në sajë të lidhjeve me 3 faza të secilit krah.
Në qoftë se deri tani nuk jeni habitur nga ndryshimet, shifrat e reja janë befasuese. Përfundimi? 649 kuaj fuqi dhe 949 nM, duke llogaritur dhe shtytjen nga opsioni i nisjes për garë, të dhënat arrijnë deri në 751 kuaj fuqi. Jo keq për një automjet elektrik apo jo? Me këto ndryshime të reja dhe përfshirjes së AMG në lojë, EQS mund të krahasohet me Porsche Taycan GTS, teksa koha 0-100 km/h bie në 3.4 sekonda.
Për sa i përket zhurmës…?
EQS standart mundëson një sistem boksesh ku makina imiton një seri zhurmash, ky sistem është i ngjashëm me atë të hibridit BMË i8. Vendi ku Mercedes dhe AMG bien dakort për imperfeksionin e automjetit. Një opsion shtesë në sistemin e zërit do të mundësojë eksperiencën e zhurmës së një AMG-je të vërtetë. “AMG Sound Experience”. Bokse të rinj, më të fuqishëm, që arrijnë të përçojnë tonin dhe intesitetin e ulërimës së AMG.

Nga Eni Selita

Share with:


protire