Share with:


Modeli SL ka qën në rrënjët e Mercedes prej shumë dekadash për të qënë më të saktë që në 1954.

Gjenerata e re premton të jetë një ndryshim total nga cfarë kemi pare nga SL këto 10-15 vitet e fundit. Cfarë e bëri gjeneratën e 7 të kësaj kabrioleje të madhe të rikthehet ndryshe është se do të zhvillohet bashke me gjeneratën e re të AMG GT.
Edhe pse të dy modelet do jenë 90% të ngjashme me njera tjetrën , inxhinjerët tek Mercedes do ruajnë origjinaltetin dhe target group qe kanë. Të dyja do jenë modele të fuqishme dhe tepër luksoze por kanë nje diferencë shumë të madhe midis e cila është tregu që synojnë të arrijnë.
Që në vitin 1954 kur filloi prodhimi I SL,ishte një makinë më hundë shumë të gjatë kabriole për të ecur shumë shpejt. Ndërsa GT kur u prezantua në 2014 me modelin Coupe dhe Roadster ishte e fokusuar më tepër tek performanca.

Por cfarë presim nga gjenerata re e SL ?
Le të themi se cdo gjë e re, duke filluar nga design I pamjes së jashtme me gjuhen e re të design që ka Mercedes për modelet 2019 sidomos ato 2021. Dritat sic mund ti kemi parë tek CLS apo dhe AMG GT-4door dhe tani në 2021 me S Class. Për sa I perket interiorit nuk kemi shume informacion por pritet te ketë nje ndërthurje e S class dhe AMG GT .Ndryshime akoma më të mëdhaja janë gjithashtu tek motorrat. Cdo model SL do të ketë dy variante. Një model vetëm me motor me djegje të brëndshme dhe një model që do ketë dhe një motor elektrik te bashkëngjitur.
Motori më I vogël do jetë 2L inline4 turbo e bashkëngjitur me një sistem hybrid e cila do të quhet SL 43AMG me 390hp +20hp nga sistemi ISG hybrid. Një nivel më sipër është SL 53AMG e cila do jetë me një inline6 turbo dhe pritet të ketë 450hp dhe E-boost 40hp të cilat së bashku I afrohen shifres 500hp.
Për sa I përket V8, ajo cfarë ju po prisni SL63AMG do ketë sigurisht 4L V8 e cila do prodhojë rreth 600hp dhe sistemi hybrid me plus 30Hp.
Mendoni se do jetë vetëm tek 63AMG?
Fansat e Benz mund ti ketë renë në vesh nje numër 73. Po!!!
73 si në kohët e vjetra, ksaj rradhe do jetë komplet ndryshe. Sdo ketë motorin e madh por do ketë të njëjtin 4L V8 por me motorr më të madh elektrik e cila mendohet shtoj rreth 204hp dhe SL 73AMG-e 4Matic+ do shkulet bashk me 825hp posht kofanos.
Për sa I përket modeleve të reja që nuk kanë motorat elektrik mendohet të jenë 25% me eficent ndaj konsumit të karburantit ndërsa ato me EQ Power+ mendohet të jenë afërsisht rreth 35-40% më eficent.
Sipas BOSS te AMG Tobais Moers, SL e re do jetë sikur ka rilindur dhe me sportive. Gjithashtu do e cojë modelin e SL në pozicionin ku ka qen vite më parë. Ksaj rradhe do të jetë cdo gjë e re dhe cdo gje alumin.

Share with:


protire