Arsyeja pse e duam aq shumë Lotusin si prodhues makinash sportive, është sepse i bën ato të shpejta dhe të lehta pa marrë parasysh sesa do të shiten ato në masë. Ai përqëndrohet tek petrolheadsat e vërtet që e dinë çfarë do të thotë një makinë garash.Kompania e re mëmë e prodhuesit britanik të makinave sportive e quajtur Geely do që Lotus të kthehet gjithashtu në një prodhues të makinave luksoze por edhe sportive, pak a shumë si Porsche.
Fillimisht Lotus planifikojë prodhimin e një SUV sportiv me një sistem hibrid, por sipas raportimeve të fundit, ai do të jetë një SUV i gjithi elektrik. Kjo është rruga drejt së ardhmes, shprehet revista Autocar. Ajo gjithashtu tregon se Lotusi SUV do të vijë në 2022 me plot 600 dhe 760 kuaj, pra dy versione. Autonomia do të jetë diku tek 580km me një karikim dhe makina ka shanc të ndërtohet në fabrikën e përhershmë të Lotus në Hethel, por egziston dhe mundësia të prodhohet në Kinë. Ndaj hiqeni na lista e makinave të lehta Lotusin.