Share with:


Bëhet fjalë për ato gara drag që nuk i shohim në autostradë, por ato më ektremet. Sot, të tilla gara janë pranuar që pozicioni më i mirë i shoferit është përpara motorit, por në kohët e hershme të garave drag kishte shumë gjëra ndryshe. Siguria e garuesve nuk bënte pjesë në listën e gjërave të nevojshme, teksa fitorja ishte ajo më e rëndësishmja. Edhe nqs do të thoshte të mbanin pjesët e makinave në trupin e tyre, për hir të fitores. Kjo ndodhte kryesisht në disiplinën e garave drag të quajtura “Slingshots”.

E nisur në vitin 1954 nga Mickey Thompson, në slingshots shoferi rrinte pas aksit të pasëm në mënyre që të shtohej pesha në gomat e pasme për të maksimizuar fërkimin. Siç mund ta shihni në foton e mësipërme jo vetëm që ishte e rrezikshme por ishin sakrifica të vërteta për të garuar. Shoferi duhet ti kalonte këmbët sipër aksit që të shtypte pedalet, sepse dizajnet me pedalet poshtë aksit ishin shumë të vështira për tu arrirë, pa marrë parasysh një sërë kompleksitetesh që krijonin.

Drejt fundit të 1971 këto makina u përmirësuan duke u provuar dizajne të ndryshme, sidomos pas aksidentit famëkeq të figurës Don “Big Daddy: Garlits teksa transmisioni i tij shpërtheu duke u lëshuar drejt turmës së njërzve dhe plagosi shumë persona.

Share with:


protire