Nqs keni një projekt të veçantë 911 nga 1984 deri në 1998 dhe doni ta keni atë sa më origjinal dhe me pjesë cilësore tani bllokun e motorit mund ta porosisni direkt nga konçesionarët e Porsche.
Kjo vlen kryesisht për modelet që ftoheshin me ajër dhe ofrohen një sërë modelesh ndaj mos u merakosni nëse keni modele të rralla. Në Shqipëri nuk egzistojnë modele të tilla Porsche mesa dimë, por nëse keni një të tillë, na shkruani sa më shpejt në rrjetet tona.
![]()
Porsche kishte një sasi të voglë të konsiderueshme me blloqe motorike historike në magazinat e tyre dhe departamenti i klasikeve nuk mundi ti vinte në përdorim për ti hedhur në treg. Por së fundmi, Porsche Historic Motorsports filloi të prodhonte bllok motoric për Porsche 962 Group C dhe vunë re që blloku i 962 ishte pothuajse identik me 911. Historic Motorsport ndahu planet e tij me departamentin e klasikeve të Porsche dhe vendosën të punonin në blloqet e vjetra.
Tashmë mund të porosisni bllokun motorik në 3 versione, që i përshtaten 7 modeleve të ndryshme të 911.
I pari mund të përdoret tek Carrera ose Turbo nga 1984-1989
I dyti është për 964 Turbo 3.3L nga 1991- 1992
I treti vihet në punë si tek 964 dhe 993 Carrera, por edhe tek 964 Turbo 3.6L dhe 993 Turbo.
![]()
Dmth ky bllok bën punë për të gjithë modelet nga 1984 deri në 1998 përveç modeleve super të rrallë siç janë 3.8L e 964 dhe 993. Çmimet për këtë pjesë shkojnë deri në 7,978$ në Amerikë që sigurisht nuk është pak, por nqs jeni të fiksuar për restaurimin e një Porsche origjinal të atyre viteve, ja vlen totalisht.
![]()