Zayn Sofuoglu: 3 VJEçARI Që NGET FERRARI

Share with:


Ky tre vjeçar jo vetëm që ka akses në një Ferrari SF 90 Stradale, por madje edhe e nget atë.

….dhe jo vetëm kaq! Ai parkon më mirë se shumë prej nesh….

Prindërit e Zayn Sofuoğlu e kanë filmuar atë duke drejtuar Ferrarin 550,000 dollarësh dhe duke e parkuar atë më mirë se shumica e shoferëve që shihni sot në rrugë.

Në video, e cila që ka grumbulluar mbi 700,000 pëlqime dhe 5,000 komente, Zayn mund të shihet duke sistemuar të gjithë gjërat e nevojshme që e ndihmonë për ta lëvizur Ferrarin. Së pari, ai tërheq një karrige për të arritur dhe hapur derën e garazhit. Mmë pas, për shkak se ai është shumë i vogël për të parë mbi timon, ai vendos një “xham” të improvizuar për të, duke përdorur një iPad dhe GoPro.

Videoja mund të jetë tronditëse, por është më pak e habitshme kur e dini se kush është babai i tij.

Babai i tij është Kenan Sofuoglu, një ish-pilot profesionist i motorëve, i cili mban pesë tituj rekord të Kampionatit Botëror Supersport. Pra, aftësia për të pilotuar në fakt rrjedh në gjakun e tij. Zayn nuk nget vetëm supermakina, ai tashmë e ka zotëruar edhe motorrin.

Në një video tjetër, tre vjeçari shihet duke hipur në një motoçikletë 1800 CC, duke buzëqeshur nga veshi në vesh gjatë gjithë kohës.
Ai gjithashtu mund të ngasë water ski, të garojë me Go Karts dhe madje të fluturojë një dron.

Share with:


protire