U deshën më shumë se katër vite nga koncepti deri në prodhim, që Mercedes-Benz të lanconte SLR, supermakinën e parë që prej 300 SLR Gullwing. Megjithatë, ky time-lapse të gënjen. Po, koncepti I Vision SLR I publikuar ne Janar 1999 në Detroit mbartte një ngjashmëri të dukshme me makinën që më në fund u vu në shitje në prill të 2004. Stilimi I ngjashëm fshihte inxhinierinë komplet të re që gjendej brenda. Dhe kjo e fundit… kërkon kohë.
Mercedes, duke dashur të shfrytëzonte marrëdhënien e vet me McLaren, Benzi I të cilëve, I fuqizuar me MP4/13 kishte fituar Kampionatin Ndërkombëtar të Piloteve dhe Prodhuesve në vitin 1998, I kërkuan një skuadre të drejtuar nga Gordon Murray në Woking, që të merrnin përsipër inxhinierinë e makinës dhe zhvillimin e saj. Por, Murray nuk ishte I përfshirë në krijimin e kësaj të fundit dhe për pasojë, konfigurimi teknik I Vision SLR Mercedes fillimisht synonte të publikohej në Mars 2001, me tentativë për të zëvendësuar Ferrarin si prodhuesin e makinës më të dëshiruar në botë. SLR-ja ishte rezultat I dy vizioneve të kundërta – atij të Mercedes dhe atij të Gordon Murray të McLaren.
Cfare e ben kaq te vecante Mercedes-Benz SLR McLaren?
Sipas Mercedes, SLR-ja është e para makinë që ka një shasi monocoque tërësisht fibër-karbon, makina e parë që ka një strukture te perplasjes ballore tërësisht fibër-karbon dhe gjithashtu ishte makina e parë e pajisur me V-8 të ndërtuar komplet nga AMG – dicka që ne sot e marrim për të mirëqënë.