Share with:


Një shtyrje 2-vjecare i jep Hamilton shansin të kape numrin e 10 kampionateve botërore.

Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote, piloti i Formula 1 ka zgjatur kontratën me AMG F1, një deal që do ta mbajë Hamilton të lidhur me këtë ekip të paktën deri në vitin 2023.

Piloti më i madh i të gjitha kohërave i është përkushtuar skuadrës e cila ka fituar shtatë kampionatet e fundit të garave për pilotë. Makinat e reja do të jenë shumë ndryshe si në pamje dhe në pilotim, kjo krijon një lloj sigurie që Mercedes do të vazhdojë të jetë një ekip me grintë në ketë epoke të re pasi dominoi epokën turbo-hybrid që filloi në 2014.

Ndërsa interesi i Hamilton për të garuar deri në 2023-shin nuk është surprizë për ne, zgjatja në kohe e kësaj kontrate përben avantazh për Mercedes ,duke qënë se vitin e kaluar Hamilton priti gjithë periudhën jashtë sezonit për të zgjatur kontratën. Këtë vit është duke planifikuar të ardhmen, dhe në ketë mënyre po i jep Mercedesit kohe të rishikojë strategjitë e garës. Dy vitet shtesë të kontratës i japin mundësinë Hamilton të përmbush premtimin për te fituar dhjetë rekorde, premtim që dha pasi fitoi të shtatin sezonin e kaluar.

Megjithatë do të ketë pakëz konkurrencë, Max Verstappen i cili gjithashtu ka firmosur deri në 2023 është pretendent për ti marr titullin Hamiltonit këtë vit. Mercedes gjithashtu duhet të marri një vendim për fenomenin e ri George Russell. Me shumë mundësi Hamilton do të jetë palë me Russell si partneri me premtues që nga 2016 ku Rosber i mori titullin kampion. Ferrari, McLaren, dhe Alpine priten që të jenë në formë të mirë,por të fitosh kampionatin botëror është shumë më shumë se kaq, gjë qe Hamilton ka bërë për shtatë vjet rresht, lind pyetja pse mos ta fitojë edhe një apo dy vite te tjera?

Share with:


protire