50 vite GT-R
Historia e Nissan GT-R është një nga shumë kapituj, kështu që për të festuar gjysmë shekulli të një prej automjeteve me performancë më madhështore në planet, këtu janë 50 momentet që e kanë bërë GT-R një legjendë.
01 – Lindi Nissan Skyline GT-R i parë
Shkurt 1969. GT-R lindi kur Nissan vendos motorin e performancës së lartë S20 2.0-litra Straight 6 nga makina e garave Prince R380 në sedanin e tij PGC10 Skyline. Ky prodhim me 4 dyer dhe peshë 1120kg mund të kapte shpejtësi më të larta se 200km/h dhe prodhonte 160 / 177Nm.
02- Mars 1971.
GTR u kthye ne nje dy dyersh (KPGC10), ku ëheelbase u shkurtua me 70mm duke u hequr keshtu 20kg nga pesha e pergjithshme. Iu vu pseudonimi i famshem “Hakosuka” qe do te thote Skyline ne forme kutije. Ishte nje makine garash rruge, me serbator 100 litra dhe sedilje bucket.
03- 1972.
Hakosuka u be e pandalshme, duke fituar kshu 52 gara japoneze nga viti 1969 deri ne 1972.
04- Shtator 1972.
Gjenerata e dyte e Skyline GTR “Kenmari” debuton me nje motor dhe transmision te pandryshuar por me shasi te re. Jetoi nje jete te shkurter per shkak te krizes se naftes e cila limitoi prodhimin e saj ne 197 cope.
05- Nentor 1985.
Nje koncept i quajtur MID4 debutoi ne Tokyo Motor Show me nje motor 3.0l V6 te vendosur ne qender, me teknologjine e AëD dhe AëD (All ëheel steering). Nga kjo kuptojme qe ishte nje paraprije per R32.
06- Maj 1989.
R32 GTR shokon boten. Pas 16 viteve pauze, GTR kthehent me 2 turbo , AëD dhe perseri dominon boten e garave. Por kte here u prodhuan akoma me shume, 43,937 te prodhuara me kulmin i cili ishte nje V-Spec II N1 per te cilin u prodhuan vetem 63 cope.
07- Lind emri “Godzilla”. Qershor 1989.
Revista “wheels” shkruan: “Supermakina Skyline! Godzilla e re me rrota e Nissanit synon te shkaterroje Siarra-n”. Ishte hera e pare qe degjohej ky pseudonim, qe do i ngelej GTR nder vite.
08- Gusht 1989.
1000 cope R32 GTR shkuan ne Australi, vetem e vetem per te garuar.
09- Shkurt 1998.
Nissan prodhon 560 makina per te homologuar ndryshimet ne grupin A te garave. Perfshiheshin bishti shtese, ABS jo e jo, dhe turbo te permiresuara. Kjo ishte dhe hera e pare e krijimit te nje NISMO-je.
10- R32 dominon garat japoneze te makinave touring.
Mars 1990, R32 GTR fiton 29 gara dhe 4 kampionate deri ne 1994.
11- GTR hyn gjithashtu ne garat e makinave touring ne Australi.
Korrik 1990.
12- Gusht 1991.
R32 vazhdon mbreterimin e tij ne boten e garave por kte here jashte Australise dhe Japonise. Kte here ne garen SPA 24 orareshe te 1991, ku e ngare nga Naoki Hattori, Swede Anders Olofsson dhe Aussie David Brabham dhe dalin te paret ne podium.
13- Tetor 1991.
Richards siguron nje pole poisition duke fituar me nje lap. Richard perplaset por fiton garen per shkak te ndalimit te saj.
14- Tetor 1993.
R33 GTR shfaqet per here te pare ne Tokyo Motor Show, edhe pse nuk fillon prodhimin deri ne Janar te 1995. V-Spec kthehet ne nje prodhim te rregullt dhe perfshin nje sistem AëD te permiresuar.
15- 1995.
Prodhohet nje njebriresh, R33 GTR LM.
Nissan planifikon nje kthim tek Le Mans per te konkurruar me klasen e GT1, e cila kerkon dhe krijimin e nje versioni rruge. GTR LM eshte 100mm me i gjere dhe eshte RëD per te plotesuar keshtu rregullat e GT1.
16- Qershor 1995.
Hyrja ne Le Mans nuk shkoi aq mire sa u parashikua. I 10-ti ne pergjithsi dhe i 5-ti ne klasen e tij, ne nje nga garat me me lageshtire, R33 LM nuk ja doli nga porsche 911 GT1 edhe pse me nje motor 2.8L te permiresuar, gje e cila e coi Nissan te anullonte programin.
17- 1996.
Dirk Schoysman gozhdon Nurburgring-un me nje kohe prej 7 minutash e 59 sekondash, nje kohe e padegjuar dhe nje thyese rekordesh nga nje makine standarte, edhe pse thashethemet thonin qe makina ishte e modifikuar.
18- Shtator 1997.
Nje GTR 4 dyersh kthehet ne jete. Praktikisht per familjaret, nje kompani e quajtur Autech krijon nje R33 GTR sedan me 4 dyer per 40 vjetorin e Nissan Skyline.
19- Nentor 1997.
Nje GTR tjeter familjare shfaqet, perseri fantazia e Autech, te cilet perdoren trupin e nje Stagea dhe i hodhen motorin, transmisionin dhe bodykitin e nje R33 GTR per te krijuar the ultimate sleeper. Gjithsej u prodhuan 1734 cope ne periudhen 1997-2001.
20- Nentor 1997.
Krijimi i Nismo 400R, GTR me te rralle te prodhuar ndonjehere.
Vetem 44 cope ja dolen te dilnin nga fabrika perpara se prodhimi i R33 te mbyllej. 400R eshte nje makine hero te Gran Turismo qe smund te blihej por vetem te fitohej duke bere lape Gold tek Internation A Licence Tests e cila ishte e veshtire si dreqi.
21- Janar 1999.
Vjen ne jete R34 GTR. Kte here me i shkurter, me muskuloz kjo per shkak se R33 u quajt shume i bute. Teorikisht mbetet disi i njejte, vetem teknologjia si gjithmone permiresohet. Prodhoen vetem 11,578 , krahasuar me 16,668 tek R33.
22- Korrik 1999.
Edhe pse turbocharged dhe AWD, GTR nuk eshte nje makine garash i lindur. Pavarsisht ksaj, Akira Kameyama fiton vendin e pare ne Pikes Peak ne 1993 me nje R32 dhe ne 1996 dhe 1998 me nje R33.
23- Nentor 1999.
Veilside R34 kap shpejtesine 346.2 km/h ne rruget e Zelandes se re.
E gjitha kjo ne nje rruge 2 kalimshe me ulje ngritje dhe mbi te gjitha me lageshtire.
24- R33 Skyline GTR del ne Fast & Furious.
Qershor 2001. Kjo ishte dalja e pare e nje modeli japonez ne filmat e Amerikes. Shume GTR perfshire dhe ate te filmit u detyruan te shkaterroheshin per shkak te ligjeve te Amerikes qe ndalonin importin e makinave japoneze.
25- Tetor 2001.
Rekord drag-u nga HKS me nje kohe 7.671 me nje GTR R33.
26- Tetor 2001.
Nissan trondit bote e makinave duke shperndare ne koncept te R35 ne Tokyo Motor Show.
Edhe pse detajet ishin shume fallco dhe skishte nje disajn konkret, kjo tregonte qe pamja e R35 do te ishte revolucionare. Motor V6, kambio automatike dhe emri Skyline do te hiqej.
27- Shkurt 2002.
Versioni final i prodhuar i R34 GTR do te ishte ai i Nur (Shkurt per Nurburgring).
1000 cope te prodhuar, nga te cilet 718 V-Spec II, nga te cilet 156 me ngjyren e famshme Millennium Jade. Versioni Nur perdor motorin me te fuqishem N1.
28- 2002.
Hidhen perseri syte ne kohet 0-300 km/h. Veilside me nje fuqi 1400hp ishte mbreti i sportit me nje kohe 13.72 sekonda por kjo lloj gare u anullua per shkak te perplasjeve te medha.
29- Prill 2005.
Pas nje dekade mbizoterimi nga Porsche, GTR fiton Targa Tasmania fale piloteve Jason dhe John ëhite me R34 V-Spec N1.
30- Lind Z-Tune. 2005.
Letra e fundit e R34 GTR. Nismo selekton 19 R34, te gjithe me me pak se 30,000 km dhe i rinderton ata duke i kthyer ne Z-Tune, GTR me i fuqishem. Bodykit i transformuar, 495hp dhe 540 NM nga nje motor 2.8L Z2, suspesion Sachs dhe panele karboni.
31- Tetor 2005.
GTR Proto ne Tokyo Motor Show duke ngacmuar dhe njeher fansat e GTR per pamjen e R35.
Programi i GTR vonohet pershkak se drejtuesi i Nissan do qe R35 te kthehet ne nje prodhim shume fitimprures teksa llafe hapen ne tregun amerikan se R35 do te vinte me nje 4.5L V8.
32- Tetor 2007.
Mberrin per here te pare R35 GTR.
Spekullimet per V8 hidhen poshte, teksa R35 vjen me nje 3.8L V6 duke prodhuar 480hp/588NM ne gjithe tregjet. Amerika e merr GTR e saj te pare ne Korrik 2008 dhe Australia ne Shkurt 2009.
33- R35 vendos rekord ne pisten e Nurburgring me nje kohe prej 7:38 ne Prill 2008 e njejte kjo me kohen e Porsche 997 Turbo. Por ky rekord u rivendos perseri 8 muaj me vone me nje kohe 7:29, ne te cilin Porsche akuzoi se Nissani po bente hile. Por R35 e perforcoi rekordin perseri ne Prill 2009 ne 7:27.
34- Maj 2008.
Road test i pare i nje R35 GTR nga MOTOR ku ajo vendos limite te rinje ne boten e makinave sportive.
35- Shkurt 2009.
R35 i hyn garave dhe kthehet ne nje V8 me aspirim natural per garat e Super GT me 4.5L dhe per ate te FIA GT me nje 5.6L. Ne te dyja rastet konvertohet nje nje RWD.
36- R35 fiton cmimin Performance Car of The Year.
Janar 2010 duke rrezuar nga podiumi Audi R8 V10 dhe duke u pershkruar me fjalet si: ” Supermakine me e lire ” , “Kthen kampionet ne kampiona” dhe ” Nje makineri e pamerishme piste”.
37- Nentor 2011.
R35 GTR zhytet ne brendesi te nje Nissan Juke dhe krijon Juke-R.
Nje bashkim i papritur ku vetem 23 u prodhuan ne fillim por 17 u shtuan me vone me fuqi deri ne 600hp.
38- Tetor 2012.
Nissan nderton nje R35 GTR Gold per Usain Bolt, me shume si nje veper marketingu por dhe nje shembull bamiresie. 3 GTR Gold i zoteron tashme i njejti pronar i cili bleu gjithashtu dhe ate te Usain Bolt.
39- Nentor 2013.
Nje rekord i paharueshem vendoset ne Nurburgring nga i ashtuquajturi GTR Nismo ‘N-Attack’. Perfshinte aerodinamike shtese, diferencial te ri, suspension OHLINS, perdorim te karbonit dhe eleminimin e sediljeve te pasme. I gjithe modifikimi kushtonte 120,000$ plus tek GTR Nismo.
40- Maj 2014.
Nissan konfirmon hyrjen ne Le Mans kte here me radical GTR LM Nismo, duke perdorur nje 3.0L Twin Turbo V6 per rrotat e perparme dhe nje motor elektrik per rrotat e pasme. Deshton rendshem. GTR LM deshton ne provat e perplasjes dhe eshte shume e ngadalte dhe nuk i zihej bese gjate gares se vetme per GTR ne 2015.
41- Shkurt 2015.
GTR pushton Bathurst 12 orarsh me nje GTR GT3 nen drejtimin e Katsumasa Chiyo, Wolfgang Reip dhe Florian Strauss.
42- Maj 2014.
Me ne fund behet i ligjshem importimi i R32 ne Amerike. Teksa amerikanet kerkojne nje shembull perfekte te Godzilles, shihet nje rritje e cmimit te R32 ne Japoni. Teksa pritet qe ne 2020 dhe 2024 te behet legale relativisht importimi i R33 dhe R34 pritet gjithashtu rritje te ngjashme.
43- Qershor 2014.
Nissan prezanton Concept 2020 Vision GT ne Goodwood Festival of Speed duke e shfaqur ate si nje vizion te se ardhmes se GTR.
44- Prill 2016.
Nje rekord i ri vendoset per driftin me shpejtesi me te madhe. Piloti Masato Kawabata ben drift me nje R35 GTR me rreth 1600hp ne shpejtesi 306 km/h dhe nje kend kthimi 30 grade.
45- Gusht 2016.
Pothuajse nje dekade pas debutimit te R35 per here te pare ajo merr nje facelift, i cili ishte disi i nevojshem per perdorimin e R35 GTR ne jeten e perditshme.
46- Tetor 2017.
Nje gamer vendos te kontrolloje nje GTR me ane te nje konsole Play Station 4. Kjo pas shume kritikave se R35 GTR ishte si te luaje nje loje kompjuterike ne ngarje. Ai vendosi nje kohe prej 1:14 ne Silverstone National Circuit duke e ndjekur ate me nje helikopter.
47- Nentor 2017.
Nissan krijon programin Heritage per riprodhimin e pjeseve per R32, R33 dhe R34 me rreth 160 komponentesh te prodhuar.
48- Korrik 2018.
Italdesign krijon nje GTR 1 milion dollaresh per 50 vjetorin e kompanise duke i dhene emrin GT-R50. I prezantuar per here te pare ne Goodwood Festival of Speed, tashme 50 shembuj te bere me dore jane ne prodhum me nje fuqi prej 700hp/780NM.
49- Janar 2019.
Nje rekord i ri ne garat boterore te drag me nje kohe prej 6.58 sekonda dhe shpejtesi prej 374km/h. Kjo behet e mundur nga nje motor 4.3L qe prodhon 3400hp dhe 2970NM.
50- Prill 2019.
Nissan prezanon GTR e 2020 me nje boje nga R34, Bayside Blue, ku Nismo vjen me 600hp/652NM si dhe gjithashu nje aerodinamike te frikshme, disqe me te lehte dhe frena karboni duke mbyllur kshu kapitullin e fundit te 50 viteve histori suksesi te GTR.