Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest


Dikur, kushti që një makinë t’i dedikohej performancës ishte vetëm nje: Të kishte vetëm 2 dyer.

Por koha lëviz dhe jemi duke jetuar në një kohë, kur shumë limite apo ideologji janë thyer e hedhur poshtë.
Gjithmonë e më tepër po degjojmë për sedan super të shpejtë, me shifra tepër impresionuese.
Por nuk mundet të flasim për sedan të shpejtë dhe të most përmendim Mercedes Benz…këto vitet e fundit të paktën.
Gjigandi gjerman na dha një përshëndetje tepër të ngrohte nga Los Angeles Auto Show me versionin më të ri të E63 AMG.

mercedes-e63-amg-v8-twin-turbo-5

E gjykuar së tepërmi nga pamja tepër e njëjtë midis “binjakëve” të tjerë si S Class dhe C Class, Mercedes këtë rradhë na ka bërë të harrojmë gjithçka negative ajo makine mbart. AMG E63 and E63 S, premtojnë shumë, për gjithë kompaninë gjithashtu. Të dyja këto modele, prej pak vitesh janë makthi i shumë pronarëve të makinave sportive.

mercedes-e63-amg-v8-twin-turbo-18

Të dyja janë kanë nën kofano motorrin 4.0 liter V8 twin turbo, i mirëprovuar, tepër efiçent, dhe me rezultate të larta. Konkretisht, E63 AMG i ri do të prodhojë 571 kuaj fuqi dhe 722 Nm torque, kurse E63 AMG S do të prodhojë plot 612 kuaj fuqi dhe 848 Nm torque, duke e bërë këtë E63 më të shpejtë ndonjëherë. Për E63 thuhet se 0-100km/h i duhen vetëm 3.5 sekonda, kurse per AMG S, ende nuk është thënë asgjë, por, nuk do të jetë çudi sikur shifra të shkojnë shumë pranë 3.0 sekonda.

mercedes-e63-amg-v8-twin-turbo-16

Pesha prej rreth 1950kg, vihet në lëvizje me ndihmën e kambios automatike me 9 shpejtësi dhe nga sistemi 4×4 4MATIC+ e cila automatikisht e lëviz fuqinë para ose mbrapa në bazë të nevojave të momentit. Për ata të cilët duan të dalin pak nga e zakonshmja, opsioni “Drift mode” bën që e gjithë fuqia të shkojë në rrotat e pasme.
Por Mercedes ka menduar edhe per efiçensën në mes gjithë çmendurisë. Motorri, ka aftësinë që të punojë vetëm me 4 bga 8 pistona në momente të pa sforcuara, dhe në këtë menyrë të uli ndotjen dhe konsumin e karburantit. Nga ana tjeter suspensionet me ajër janë mëse perfekte për këtë makinë duke e bërë atë të “ngurtë” kur duam të ecim shpejt, dhe të butë kur komforti është kryefjala. Përveç këtyre ajo është e paisur edhe me frena më të mëdhaja duke e bërë atë më të përshtatshme në situata të caktuara, veçanërisht kur frenat janë më tepër “të stresuara”.
Akoma nuk ka të dhëna për çmimin, por me sa duket, Mercedes Benz është duke e shfrytëzuar Los Angeles Auto Show në maksimum!

mercedes-e63-amg-v8-twin-turbo-2

Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest