TARGAT E REJA TE PERSONALIZUARA BRENDA SHKURTIT 2023

Share with:


DPSHTRR ka dhene lajmin se brenda Shkurtit 2023 nis shërbimi i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve.

Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara, nga pikëpamja etike, ndërsa kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike, me vlera interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin periodik që DPSHTRR do të zhvillojë për targat edhe më speciale.

Ky shërbim i ri shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimi.

Share with:


protire