Share with:


Në makinat moderne dhe konceptet e sistemeve të drejtimit, prodhuesit e makinave po mbështeten gjithmonë dhe më shumë tek transmisionet automatike CVT dhe DCT.
Për këtë arsye, nevoja për mirëmbajtje profesionale sa vjen dhe rritet. Si çdo sistem i makinës, transmisioni ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.

Motul EVO 2021.

Në kambiot automatike, intervalet e mirëmbajtjeve dhe ndërrimi i ATF varion mes 50,000 dhe 80,000km, kjo duke u varur nga lloji i kambios dhe udhëzimeve të prodhuesit.
Motul kuptoi veshtirësite që pikat private të servisit hasnin kur donin të përfshinin sherbimet e mirëmbajtjes së kambios në ofertat e tyre, dhe kështu prezantoi MotulEVO.

Një koncept unik dhe sigurisht risi për mirëmbajtjen e transmisionit automatik, MotulEVO i ofron profesionistëve mundësine për tu specializuar dhe të ofrojnë sherbimet e tyre në nivelet më të larta. Në bazën e konceptit MotulEVO është njësia MotulEVO ATM 0915, e cila mund të përdoret si për shpëlarjen e transmisionit, si dhe për ndërrimin e lubrifikantëve. Ndërrimi i plotë i lubrifikantit të transmisionit ndihmon në eleminimin e papastërtive. Në një rrugë të pastër të lubrifikantëve, lëngu i ri i transmisionit arrin potencialin e tij të plotë dhe sjell rezultate që zgjasin.

Sa shpesh duhet të ndërroni ATF?

Intervalet e kullimit të kambiove automatike varen nga tipi (AT, DSG, CVT) dhe kushtet e drejtimit. Për transmisionet klasike automatike (me hidro xhundo) intervalet e kullimit variojnë nga 30,000-80,000km në kushte normale drejtimi. Në çdo rast, koha e mirembajtjes nuk duhet të kalojë periudhën 5-vjeçare. Për transmisionet me 2 freksione (DCT/DSG) intervalet e kullimit zakonisht shkurtohen në 50,000km (për kushte normale drejtimi) dhe deri ne 3 vite. Kambiot CVT kanë intervale më të gjata kullimi, të cilat arrijne deri ne 120,000km dhe 6 vite( për kushte normale drejtimi), por në shume raste kap nivele më të uleta, rreth 40,000km (2 vite). Në këtë rast kushtet e drejtimit janë të rëndësishme dhe mund të reduktojë ndjeshëm zgjatjen e shërbimit të kambios.

Si ta kuptojme kur duhet të ndryshohet? Cilat janë shenjat?

A është përkeqësuar vazhdimisht sjellja e makinës gjatë ndërrimit të marsheve në transmisionin me 2 freksione, CVT ose automatik nga koha e gjatë e përdorimit? A dridhet dhe kërcet gjatë ndalimit dhe manovrave të parkimit? Makina mezi futet në marsh? Ndërrimi i marsheve shoqërohet me një zhurmë fërkimi?
Në qoftë se ndërrimi i marsheve është përkeqësuar, një servisim profesional i transmisionit mund të zgjidhë këto probleme:
•Vonesë në ndërrimin e marsheve
•Ndërrim jo i saktë i marsheve
•Dridhje të mjetit në ngarkesë
•Tundje gjatë ndalesës ose manovrave të parkimit
Në më të shumtën e rasteve, papastërtitë dhe vjetërsimi janë faktorët që përkeqësojnë ndërrimin e marsheve. Një rutinë e rregullt e servisimit, ku përfshihet dhe transmisioni është çelësi për ta bërë makinën tuaj të zgjasë më shumë.

Share with:


protire