Nissan 400Z do zëvendësojë 370Z e famshme.
Kur bëhet fjalë për makinat e performancës japoneze adhuruesit e makinave mezi presin pasardhësin e tyre, sepse e dinë që do jetë një kryevepër. Sidomos për modele të tilla si R35 GTR apo 370z. Epo ka lajme të mira, sepse shumë spekulime në internet tregojnë një 400Z me një stil të njohur, atë të legjendarit 240z. Kjo vjen bashkë me një ridizejnim logoje të Z dhe disajn në kujtim te 240z.
Tek pjesa e përparme shohim një kthim të fenerëve të rrumbullakët me pak bazament ku feneri qëndron i zhytur brenda, pak a shumë si tek 240z. Kurse për ato mbrapa, shohim një ngjashmëri me ato te nje 300ZX te 1990, por të modernizuar. Fotot e dizenjuara nga artisti Leyang Bai mund ta bëjnë më të kuptueshëm shpjegimin.
400Z do të ketë logon e tij të vecantë Z, dhe sipas spekulimeve do të ketë një motor 4.0L V8, një nga motorët më të mëdhenj të përdorur nga Nissan. Nëse kjo do të jetë e vërtet adhuruesit e Nissan do të jenë mëse të kënaqur. Një spekulim akoma më i bukur është se mund të vijë me një motor 3.0L V6 me 400HP dhe 475NM. Një version Nismo do të vijë më vonë i quajtur ndryshe 500z me shifra deri në 500HP. Me shumë mundësi 500z do të vijë me sistemin AëD të përdorur dhe tek Infiniti Q60 Red Sport.
Debutimi i 400Z pritet nga fundi i 2020 ose 2021 edhe pse rasti i pandemisë së Covid-19 do e shtyjë disi atë, por duke qënë se 370z po mbush vitin i tij të 11, 400z/500z nuk do të jëtë shumë larg.