Holograktor: Ura lidhëse mes botës virtuale dhe realitetit.

Share with:


WayRay, kompania Zvicerane zbulon makinën e parë të dizenjuar në bazë të teknologjisë më të fundit virtuale. Lidhja mes botës reale dhe realitetit kompjuterik pritet të ofrojë siguri, rehati, shërbim dhe zbavitje.
Holograktor, makina 3 vendëshe mund të drejtohet si në mënyrë manuale, ose në një lidhje 5G në sajë të satelitëve.
Momentalisht WayRay është kompania e vetme e aftë për të dizenjuar dhe prodhuar këtë teknologji virtuale kaq komplekse, si dhe të vendosë në realitet prodhimet AR (augmented reality).
E mbështetur nga Porsche, Hyundai dhe Alibaba, kompania dëshiron të kalojë nga furnitor i markave, në prodhues të pavarur të makinave me teknologji të lartë për të promovuar punën me holograma të kompanisë.
Interiori i Holograktor është dizenjuar në formatin 2+1, nga ku 2 vendet e para kanë hapësirë të madhe mes tyre, për ti siguruar “fronist”-it të pasëm një pamje të qartë të hologramave në ekran.
Për më tepër, kur makina kontrollohet manualisht, timoni i shkëputshëm vendoset lehtësisht në hapësirën specifike në kroskot.
Pjesa e jashtme bazohet tek format trekëndore , e cila përshkallëzohet deri tek disqet 22 inç, fenerët dhe stopat me lazer.

Dyert e makinës hapen me kënd për sipër, ndërsa dyert e pasme përmbajnë mentesha tipi B, të cilat mundësojnë hapje për së prapthi dhe lart.

Forma e ngjashme me një kuti, u quajt “Karkaleci” dhe përmban një teknologji të lartë dhe largësi ideale mes pasqyrës dhe pasagjerit të pasëm.

Holograktor u dizenjua nga Sasha Selipanov, i njohur për punët e tij tek: Lamborghini Huracan, Genesis Essentia, Bugatti Chiron dhe Koenigsegg Gemera.

Nga Eni Selita

Share with:


protire