Prapa ne kohe: Lancia S4 Stradale

Share with:


Prapa ne kohe: Lancia S4 Stradale

Ishte koha e duhur për të jetuar sidomos në Group B të rrally në kohën e WRC, njohur ndryshe dhe si periudha e artë e garavve Rrally, ku shumë legjenda botërore të prodhuesve të automjeteve lindën. Sidomos për Lancian, me makinën e tyre brutale, twincharged, përbindëshin AWD me emrin Lancia Delta S4. Problemi ishte se për të hyrë në garë rregullat thoshnin që makina duhet të prodhohej dhe për publikun, dhe ca bëri Lancia? I ndërroi disi disajnin, i ngjiti një targë dhe i shtoi prapashtën Stradale. Por ishte aq e vështirë të gjeje një, sa edhe nëse e gjeje ose e kishin kthyer në makinë garash ose e kishin përplasur , ose të dyja.

Lancia është një prodhues italian me një histori të gjatë në motorsports, përfshirë Formula 1 dhe në makina sportive. Sidoqoftë, arritjet e saj më të mëdha janë në botën e rrally. Pas disa viteve ne Rrlly, Lancia e kuptoi se e vetmja mënyrë që ajo të ishte një konkurruese e Audi Quattro ishte të dilte me një teknologji AWD të vetëm, dhe kështu, lindi Delta S4. Dhe ja doli më së miri, sepse që në garën e parë dhë deri në të fundit pa vetëm fitore. Në total, makina pa 12 hyrje të ëRC dhe pesë fitore në vitet 85′-86′.
makine garash, Stradale përfshin një spoiler të ngjashëm në çati dhe çarje në anësore. Ka gjithashtu një spoiler në bagazh. Fatkeqësisht nuk ka difuzor të përparëm, por ka kuptim kur merr parasysh problemet e rrugës, si gunga apo rrugë të pjerrëta. Trupi i makines është i ndërtuar nga fibra karboni dhe kevlar, me seksione të mëdha të çmontueshme që lejonin pjesët të zëvendësoheshin në sekonda.

Supriza e S4 Stradale është tek interiori. Edhe për një raketë rrugësh, S4 ka një luks të paparë në brendësi. Veshje alcantara kudo, tapetë prej vërteti, kondicioner, timon hidraulik dhe disa materiale të qepura. Gjithashtu dyer janë të pajisura me material anti zhurma. Pa përmendur pedalet me vrima të inoksit apo disa tregues performance si treguesi i presionit të turbos, vajit etj.

Për sa i përket specifikimeve teknike, Lancia S4 Stradale është e pajisur me të njëjtin motor 1.8L i bërë i gjithi prej alumini, dhe i fuqizuar nga një turbo plus një supercharger. Kjo e bënte atë makinën e pare twincharged. Pas një teknologjie kaq të komplikuar qëndron një parim i thjeshtë, teksa turbo prodhon boost në xhiro të larta, superchargeri ndihmon në xhirot e ulëta. Në ktë mënyrë S4 është gjatë gjithë kohës nën presion duke siguruar një kurbë të drejtë fuqie tërheqëse. Në letra fuqia e ksaj makine ishte rreth 480HP por shifra të jetës reale e conin drejt 600HP. Lancia arrinte deri ne 1000HP në faza testimi duke falenderuar menyrën e saj të boostit. I bie rreth 250HP për cilindër, because fuck it. Në gjendjen e saj të garës, një Delta S4 arrinte 100km/h për rreth 2 sekonda.
Teksa merrni veten nga këto shifra, një S4 Stradale nuk është aq monstruoze. Ajo kishtë vetëm 247HP dhe 290NM, teksa arrinte shpejtësi deri ne 250km/h dhe 0-100km/h për dicka më pak së 6 sekonda.

Të dy versionet përdorin një kambio manuale me pesë marsha nga ZF. Sistemi AWD u zhvillua nga Hewland, dhe përfshin tre diferenciale, me 30% të fuqise të dërguar në pjesën e përparme, dhe 70% dërguar mbrapa.

Këto ditë, nëse arrini të gjeni një në ankand, pritni të sillni midis 125,000 deri 400,000 $, në varësi të historisë dhe gjendjes. Konkurrentet e drejteperdrejte te S4 ishin: Audi Quattro, Ford RS200.

Share with:


protire